Tregu i punës, dominojnë “Call Center” dhe Fasonët

Tregu i punës, dominojnë “Call Center” dhe Fasonët

Brisilda nga Bilishti i Korçës është e diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Tiranë, por nuk ka gjetur punë në profesionin e saj. Prej një muaji ka filluar si centraliste në një nga qendrat e Call Center në kryeqytet. Mjafton një kërkim i shpejt në internet për të parë se qendrat e Call Center kanë numrin më të madhe të ofertave për punë. Alessandro Gala drejtues i një prej këtyre qendrave shprehet se fluksi i madh i ofertave të punës vjen falë zgjerimit të aktivitetit të tyre nga kërkesa e lartë e  klientëve në Itali. Telekomunikacioni, një sektor mjaft i zgjeruar së fundmi ka arritur të punësojë rreth 6000 të rinj në të gjithë vendit. Edhe sektori i fasonëve zë një vend të rëndësishëm në punësimin e të rinjve. Këtë e pohojnë edhe drejtues të zyrës rajonale të punësimit. Ofertat e fundit nga tregu i punës të publikuara edhe në gazeta tregojnë nevojën për punësim edhe nga  sektori i shërbimeve. Kamarierët, baristët, picierët apo edhe kuzhinierët janë nga më të kërkuarit. Sipas drejtorit të zyrës së punës, ofertat për këto shërbime janë të shumta pasi ka gjithmonë lëvizje duke u parë nga të rinjtë, kryesisht studentët, si një punë e përkohshme.