Të mësosh që në kopësht

Kopshtet ende  konceptohen si vende ku fëmijët kalojnë orët, gjate kohës qe prindërit janë ne pune. Por ka edhe me keq, kur  ne mungese te punës  prindërit i mbajnë fëmijët ne shtëpi dhe kujtohen për arsimimin e tyre vetëm kur mbushin moshën për te shkuar ne shkolle. Pasojat fillojnë te ndihen qe ne klase te pare. Lea dhe Elisa janë 7 vjeç, ne një klase e madje dhe ne një banke. Por kur flitet për mësimet ndryshimi mes tyre eshët i dukshëm sapo te dyja vihen përballe dërrasës se zeze. Lea qe ka ndjekur rregullisht kopshtin nuk ka vështirësi ne shkrim, lexim dhe as matematike. Krejt ndryshe ndodh me Elisen e cila nuk ka shkuar asnjë dite ne kopsht. Mësuesit tregojnë se me fëmijët qe nuk kane ndjekur arsimin parashkollor dhe as klasat përgatitore puna është me e vështire. ABC për ta, nis te mësohet ne klase te pare. Ndryshe nga vite me pare, sot shkrimi dhe leximi mësohet ne arsimin parashkollor. Këta 5 -vjeçare nuk do te kenë pengesa kur te shkojnë ne klase te pare. I vetmi ndryshim për ta do te jene librat dhe vendndodhja e klasës. Ne çdo shkolle 9-vjeçare janë hapur klasa përgatitore për  fëmijët 5- vjeçare te cilët kane programe me te reduktuara por orare te njëjta me nxënësit e klasave te para. Është fakt qe këto klasa dhe arsimi parashkollor ne tërësi nuk frekuentohet nga te gjithë fëmijët dhe kjo për shkaqe nga me te ndryshmet.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com