“Ta pastrojmë Shqipërinë” mbërrin në Fier

“Ta pastrojmë Shqipërinë” mbërrin ne Fier

Babushe Sinani, është 72 vjeçe, banore e  lagjes “11 Janari” në Fier, e njohur si një nga zonat më të vjetrat të qytetit. Edhe pse jeton në katet e larta të një pallati, ajo çdo ditë mundohet të pastrojë shkallët deri poshtë në hyrje. Kurse nëpër rrugica dhe më tej nëpër rrugë ka një pamje krejt tjetër. Për të mos harruar traditën e pastrimit të rrugicave dhe oborreve përpara pallatit, një grup të rinjsh nga i gjithë vendi ishin edhe në Fier, në kuadër të projektit të pastrojmë Shqipërinë në një ditë. Ata kanë zhvilluar një takim në Bashkinë e qytetit, ku kanë marrë mbështetje në nismën e tyre nga autoritetet lokale. Luljeta Hajdini koordinatorja e projektit u shpreh se kjo nismë duhet të përkrahet nga të gjithë qytetarët  fierakë. Të rinjtë më pas kanë kontaktuar nxënës të shkollave të mesme të qytetit duke prezantuar te ata nismën e cila  ka për qëllim që në 22 nëntor të mbledh mijëra qytetarë për të pastruar vendin.