Stuhia – La Tempestad

Poster Web

La tempestad (Stuhia) është një telenovele meksikane prodhuar nga Salvador Mejia Alejandre për Televisa. Është e bazuar në versionin kolumbian Tormenta prodhuar nga RTI Colombia për Telemundo dhe Caracol TV. William Levy dhe Ximena Navarrete jane protagonistët kryesor, ndërsa Iván Sánchez, Laura Carmine, dhe Cesar Evora jane ne rolin kundërshtar.

Kollona zanore “Hoy Tengo Ganas De Ti” – Interpretuar nga Alejandro Fernandez ft. Christina Aguilera

Permbajtja:

Marina punonte si manaxhere ne nje hotel te komunes. Karriera e saj ekzekutive peson nje tronditje te madhe teksa ajo meson se e ema e saj, Beatriz Reverte, vuante nga nje semundje qe rrezikonte seriozisht jeten e saj.

Ne te njejten kohe, ne qytetin “Nuestra Señora del Mar”,  jetonte Damian Fabre; nje kapiten i ri i cili kishte ne pronesi nje anije peshkimi te quajtur “Stuhia” (The Tempest). Damian ishte angazhuar per te furnizuar tregun e brendshem me nje produkt te konservuar te quajtur “Neptuno”. Esthercita, vajza e Kryebashkiakut, ishte e obsesionuar pas Damianit, dhe pas nje flirti theres, ai me ne fund i pergjigjet pasionit te saj pa qene ne dijeni te faktit se prane kujt po afrohej.

Mercedes Artigas, nje grua misterioze dhe elegante, shfaqet ne qytet. Ajo eshte pronarja e produkteve “Neptuno” dhe kishte nje nevoje emergjente per mbeshtetjen e dikujt qe do te mund te shpetonte fabriken nga falimentimi. Ajo i ofron Marines shansin per t’iu rikthyer jetes se saj profesionale duke u kujdesur per drejtimin financiar dhe administrativ te fabrikes. Ndonese pak skeptike ne fillim, Marina pranon te tranferohet ne qytet.

Poster Web_4

Mercedes fshihte nje sekret te madh. Ajo eshte nena e vertete e Marines, por qe ne te kaluaren iu desh ta braktiste te bijen. Ajo ishte me te vertete e nje grua e varfer dhe Ernesto, nje kriminel i lindur, bie ne dashuri me te, por Mercedes i refuzon per faktin se ishte e dashuruar me Leonardon, me te cilin me pas do te mbetej edhe shtatezane. I terbuar nga zemerimi, Ernesto vret Leonardon. Mercedes largohet dhe pak kohe me vone u jep jete dy foshnjeve binjake. Enesto rremben Magdalenen, dhe pavaresisht faktit te te qenit nje femer, ai abuzon me te dhe i ofron asaj jeten e nje prostitute. Per te mbajtur Marinen larg te njejtit fat, Mercedes detyrohet ta jape ate per adoptim.

Hernan, nje burre i pashem e i pushtetshem, ka qene gjithnje i obsesionuar pas Marines. Ai kishte fuqi te mjaftueshme per te bere kedo ne qytet te enderronte per te; shume ndryshe nga Hernan, Marina ndeshet me te ne shkolle. Per te provokuar xhelozine e Damianit, ajo pranon ftesen e tij per te dale se bashku, ndonese eshte mosbesuese gje te cilen nuk arrin ta shpjegoje dot. Kjo sepse Hernan kishte nje marredhenie misterioze qe e ndante me Kryebashkiakun Fulgencio Salazar, te atin e Esthercita. Hernan punonte me mafian dhe kishte disa probleme me anijet e peshkimit, vecanerisht me ate te Damian Fabre, “Stuhia (The Tempest)”, e cila kishte komplikuar drejtimin e biznesit te tij.

Poster Web_3

Damian dhe Marina detyrohen te bejne nje armepushim per te mbrojtur veten nga armiqte e tyre te zakonshem, te cilet kerkonin ti shkaterronin; kjo sfide i ben te zbulojne ate cka ndjejne per njeri-tjetrin dhe te nisin nje romance mes tyre.

Esthercita, ne anen tjeter, eshte ende e obsesionuar per faktin se Damian nuk i pergjigjet dashurise se saj, dhe ne perpjekje per ta fituar ate, ajo trillon perpara te atit se ishte rrembyer nga Damian. Fulgencio e arreston ate, dhe e detyron te martohet me Esthercita duke ruajtur ne kete menyre nderin e vajzes ne syte e banoreve te tjere. Megjithate, kjo martese do te zgjase shume pak dhe Esthercita zhduket ne menyre tragjike teksa Hernan do te vendos nje bombe ne anijen e Damian ne perpjekje per ta ekzekutuar ate.

Mberriti dita kur Mercedes do te shpetoje Magdalenen, ajo vendos te qendroj perkrah saj dhe e ben pronaren e nje bari ne qytet.

Marina dhe Damian vendosin te martohen por Esthercita rikthehet papritur dhe pengon kurorezimin e kesaj lidhjeje per sa kohe qe Damian ishte ende i martuar me te ligjerisht.

Poster Web_2

Marina zbulon se ishte shtatezane, por gjate nje aksidenti e humbet femijen. Nga ketu e ne vazhdim, Marina nuk do te degjoje me per Damianin. I zhgenjyer nga refuzimi i Marines, Damian hyn ne barin “la Casa de las Muñecas” , ku punonte Magdalena. Ne deshperim e siper e ne nje gjendje te dehur, ajo i gjendet prane teksa ky i fundit e ngaterron me Marinen. Magdalena zbulon se ajo kishte nje moter binjake dhe kjo ishte arsyeja se perse Damian ishte i deshperuar. Megjithate, teksa koha kalon, Magdalena nis te bjere edhe ajo ne dashuri me Damianin.

Hernan bind Marinen te martohet me te. Damian perpiqet te rifitoje zemren e Marines, por Hernan ia del ta vere ate kunder saj dhe vendos ta izoloje Marinen.  Marina i kerkon Hernanit te heqe rojet ne kembim te marteses me te dhe ky i fundit e lejon te takohet me Damianin per ti thene lamtumire. Kur ai sheh Marinen ne anije, Damian surprizohet. Pas kesaj, Marina i kerkon ta harroje dhe te vazhdoje me jeten e tij.

Poster Web_1

Marina dhe Hernan martohen, por gjate kthimit te tyre ne shtepi ata bien viktima te nje incidenti gjate te cilit Hernan plagoset rende. Marina ia dedikon jeten e saj duke u kujdesur per te dhe duke mos lejuar qe martesa e tyre te konsumohej. Pak nga pak ai pranon te terhiqet nga bota e krimit.

Duke u perballur me dashurine qe i ofronte Magdalena, Damian vendos ti jap vetes nje shans per te qene me te duke i kerkuar qe te largoheshin se bashku. Ajo e pranon ftesen me shume kenaqesi.

Tashme, duke qene ne rruge kaq te ndryshme dhe per tu rikthyer se bashku, Damian dhe Marina u duhet te mposhtin pengesat qe fati vendos perballe tyre, sepse vetem dashuria mes tyre ka forcen e nje stuhie qe mund te marre gjithcka gjen perpara….

 

Kasta e aktoreve:

Marina

Aktore: Ximena Navarrete

Nje grua vetbesuese, e cila ia ka dale mbane ne boten e biznesit turistik. Asaj I ofrohet pune ne nje port te vogel peshkimi te quajtur “Nuestra Señora”, ku do te njihet me dashurine e jetes se saj, Damianin; dhe megjithese shume njerez e kundershtojne kete marredhenie, dashuria mes tyre eshte me e forte se kaq. Per me teper, e kaluara e saj do te jete e pranishme. Nje njeren ane, ajo do te mesoje rreth adoptimit te saj, dhe behet e vetedijshme se Mercedes eshte nena e saj e vertete dhe se ajo kishte nje moter binjake, si edhe te verteten qe e lidh ate me Hernan. Marina duhet te provoje maturine e saj dhe forcen per te kaluar sprovat qe fati ka per te.

Damian

Aktori: William Levy

Ai eshte kapiten dhe pronari i nje anijeje peshkimi te quajtur “Stuhia (The Tempest)”. Ai eshte I pashem, trim dhe I dashur; ai do te perballet me probleme te ndryshme, por dashuria qe ndjen per Marinen eshte nje nga gjerat qe e shtyjne te jetoj larg qytetit te lindjes. Pas mberrin atje, ai takohet me Magdalenen, motren binjake te Marines, e cila bie gjithashtu ne dashuri me te; por per Damian nuk ka gje me te shtrenjte sesa dashuria per Marinen, dhe do te beje gjithcka per ta mbrojtur ate.

Hernan

Aktor: Iván Sánchez

Ish-shoku i klases se Marines. Ai ishte simpatik, i pushtetshem dhe nje kriminel i vertete, i cili udhehiqte nje grup rrembyesish dhe kontrabandistesh. Ai nuk hezistonte te vriste kedo qe e pengonte ne rrugen e tij. Ernesto i meson bazat e mbijeteses, duke e shnderruar ne nje burre te vertete. Pavaresisht kesaj, rivaliteti mes tyre per pushtet, i con drejt nje urrejtjeje deri ne piken ku te perpiqen te eleminojne njeri-tjetrin.

Mercedes

Aktore: Daniela Romo

Nena biologjike e Marines. Ajo eshte e forte, e vendosur, e afte per tu perballur me cdo pengese per te arritur synimet e saj. Ernesto rremben nje prej vajzave te saj, duke abuzuar me te. Per te mbrojtur vajzen tjeter, ajo detyrohet ta jape ate per adoptim.  Ajo beri nje pasuri te madhe duke I nisur nga asgjeja dhe fitoi respektin e gjithkujt qe e rrethonte. Ajo beri cdo gje per te rimarre Magdalenen dhe do te beje gjithcka per lumturine e Marines, ndonese duke ruajtur gjithnje sekretin e amesise se saj.

Ernesto

Aktori: Manuel Ojeda

Ai eshte nje burre i lig e i pushtetshem. Ai eshte nje kapobande i dedikuar ne kontrabanden e qenieve njerezore. Ai ishte i dashuruar me Mercedes Artigas, por ai zbulon se zemra e saj I perkiste Leonardos me te cilin kishte mbetur shtatezane, ndaj vendos ta eleminoje ate. I terbuar nga zemerimi, ai rremben vajzen e vogel te Mercedes, se ciles i ofron jeten e nj prostitute. Ernesto kurre nuk e mesoi qe Mercedes kish lindur binjake; kjo provokon edhe me shume zemerimin e tij dhe eshte gati ti nenshtroje te treja grate, por ambicjet e Hernan prishin planet e tij…

Fulgencio

Aktori: César Évora

Kryebashkiaku i “Nuestra Señora”, nje njeri i korruptuar dhe oportunist. Ai eshte babai i adpotuar i Esthercitas, te cilen e mbron ose e keqtrajton ne varesi te situatave qe krijohen rreth tij. Ai mbron banden e drejtuar nga Hernan, per sa kohe qe eshte i implikuar ne lejimin e tregtise ilegale ne port.

Esthercita

Aktorja: Laura Carimine

Nje grua kapriçoze dhe arrogante, prepotenca e se ciles buronte nga influenca e Fulgencio’s, babait te saj adpotiv dhe Kryebashkiakut te “Nuestra Señora”. Pas marteses me Damian, ajo bie viktime e nje aksidenti ne det nga I cili do te humbase kujtesen. Ata e konsiderojne te vdekur por ajo ia del te mbijetoje pas ndihmes se Ernestos, I cili do te jete I dashuri I saj deri ne moment kur do te mesoje rreth shtatezanise se saj me Damian. Ajo sjell ne jete nje djale dhe ata I thane qe ai vdiq gjate lindjes, duke e detyruar ne kete menyre te bente nje jete mes poshterimit dhe abuzimit. Hernan e gjen ate ne kete gjendje dhe e ndihmon te riktheje kujtesen dhe femijen e saj. Esthercita perpiqet ta mbaje Hernanin si nje bashkepuntor dhe ne kembim te suportit te tij ndaj saj ai vret  Fulgencio. Pasi ka provuar torturen dhe abuzimin, ajo nis te sillet si nje horre, duke nisur se pari me torturat ndaj Fulgencios.

Magdalena

Aktore: Ximena Navarrete

Motra binjake e Marines. Ajo rrembehet prej se emes qe kur ishte fonshnje. Ajo rritet e rrethuar nga abuzimi, ndaj dhe natyra e saj eshte e ftohte dhe finoke. Magdalena bie ne dashuri me Damianin, duke u shnderruar ne nje rivale te motres se saj binjake. Nevoja e saj per afeksion e ben te vleresoje dashurine e Mercedes nderkohe qe lufton per te fituar zemren e Damianit, edhe pse ajo e dinte se kur te rishfaqej Marina, asaj do ti duhej te qendronte larg te vetmit burre qe kish dashuruar ne jete ndonjehere.

Shkarko prezantimin

 

 

 


Lajme nga Web

Çefa: Naço i paaftë, i duhej justifikim tek eprorët

Thellohet përplasja mes Këshillit te Larte...

Sëmundjet mendore, trajtim i ri

Nese brenda nesh do pranonim kete...

Samsung do të nxjerrë aparatin NX Mini

Kompania Samsung po planifikon të nxjerrë...

Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S5

Samsung më në fund prezantoi telefonin...

Huawei nxjerr pajisje të shtresës së mesme

Huawei ka zgjedhur disa modele popullore...

Lenovo zbulon tabletin Yoga 10 HD+

Lenovo zbulon në Kongresin Botëror të...

Orët inteligjente Samsung Gear 2 dhe Gear 2 Neo

Samsung do të prezantojë brezin e...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com