Sherbyese te djallezuara

IFaVdbp_K4A.market_maxres

Sherbyese te djallezuara (Devious Maids) është një serial televiziv amerikan, komedi-dramë, krijuar nga Mark Çeri, prodhuar nga studio e ABC-së dhe producent ekzekutivë Cherry, Sabrina Wind, Eva Longoria, Paul McGuigan, Larry Shuman, David Lonner, John Mass, Paul Presburger, dhe Michael Garcia.

Premiera e serialit u transmetua për herë të parë më 23 qershor 2013, në kanalin “Lifetime”.

Kasta i aktoreve përfshin Ana Ortiz në rolin kryesor dhe Dania Ramirez, Rozelin Sançez, Edi Ganem dhe Xhusi Rejes në rolet e shërbyeseve të tjera. Emra të tjerë të njohur janë Suzan Liçi, Rebeka Uiskonsin, Tom Irvin, Briana Braun, Bret Kullen, Mariana Klaveno dhe Grent Shou. Seriali bazohet në jetën e katër shërbyeseve latine që punojnë në shtëpitë më të pasura të Beverli Hillsit si dhe një e sapoardhur e cila e merr përsipër të zbulojë të vërtetën e zhdukjes së njërës prej shërbyeseve. Gjatë kësaj kohe ajo bëhet aleate me shërbyeset e tjera.

Fillimisht u mendua të transmetohej në ABC. Episodi pilot u dha në internet më 9 qershor 2013, përpara se të transmetohej në televizion dhe pati vlerësime pozitive nga kritikët. Ky episod pati rreth 1.99 milionë klikime dhe në episodin e gjashtë ky numër shkoi në 2.90 milionë klikime. Numri më i madh i klikimeve për sezonin e parë arriti në 3 milionë.

Devious Maids

Në 13 gusht 2013, seriali “Devious Maids” rinovoi kontratën për të bërë edhe sezonin e dytë, i cili do të ketë 13 episode. Premiera e sezonit të dytë pritet më 20 prill 2014. Briana Braun dhe Bret Kullen nuk do të marrin pjesë në sezonin e dytë.

Episodi pilot është bazuar në serialin meksikan “Ellas son la Alegría del Hogar” që përkthehet “Ato janë gëzimi i shtëpisë”, i cili ka pasur shumë ndikim nga seriali “Shtëpiake të Dëshpëruara”.

Përshtatja amerikane e këtij seriali konsiston në dhënien e një panorame të jetës së këtyre shërbyeseve, në ndjekjen e ëndrrave dhe ambicieve të tyre personale, ndërkohë që punojnë për njerëz kaq të pasur e të famshëm në Beverli Hills. Producente ekzekutive për episodin pilot ishte Eva Longoria, e cila kishte punuar më parë me Çerin për “Shtëpiake të Dëshpëruara”. Ajo u punësua në këtë detyrë për t’i dhënë perspektivë personazheve latinë.

Rolet kryesorë

Dania Ramirez ishte emri i parë i kastës së aktoreve që u bë i njohur më 15 shkurt. Ana Ortiz iu bashkua kastës të aktoreve si personazhi kryesor, më 17 shkurt. Më 23 shkurt u bashkuan edhe Sançez dhe Xhudi Reis.

Rebecca Wisocky, e cila i bashkohet kastes ne 23 Shkurt. Shume nga rolet e tjera jane plotesuar ne Mars nga: Brianna Brown ; Susan Lucci, Drew Van Acker, Brett Cullen, Mariana Klaveno, Grant Show dhe Tom Irwin.

Pas episodit pilot te serialit nga Lifetime, Wolé Parks i bashkohet kastes me nje rol te rregullt ne 21 Nentor. Melinda Page Hamilton dhe Matt Cedeño hyjne ne serial me role te perseritur me premtimin e nje promocioni nese show to shkonte drejt sezonit te dyte ne 26 Nentor.  Te dyja u priten te shfaqeshin ne episodin pilot. Aktore te ndryshem nga Shtepiake te Deshperuara kane role ne Devious Maids. Richard Burgi, Andrea Parker, Jolie Jenkins, Patrika Darbo, Dakin Matthews, Liz Torres te cilet se me pare ishin shfaqur ne Shtepiake te Deshperuara, paten role edhe ne kete serial.

Per sezonin e dyte, 4 aktore te tjere do ti shtohen serialit. Aktorja Joanna P. Adler hyn ne rolin e nje sherbetoreje te re misterioze, Opal, ne Dhjetor 2013. I sapoardhuri Dominic Adams interpreton ne rolin e Tony, truprojes. Tricia O’Kelley i bashkohet kastes ne rolin e Tanyas.

Devious-Maids

Rreth serialit

Seriali ka në qendër një grup shërbyesesh spanjolle, të cilat punojnë për familjet më të famshme në lagjen rezidenciale Beverli Hills të Kalifornisë.

Sezoni i parë u shfaq më 23 qershor 2013. Në episodin pilot, shërbyesja Flora Hernandez vritet nga një person i panjohur, duke e nxitur personazhin kryesor të serialit, Marisol Duarten,(luajtur nga Ana Ortiz) të hetojë, sepse për këtë vrasje akuzohet djali i saj.

Në skenë hyjnë edhe katër shërbyeset e tjera të serialit: Rozi Falta nga Meksika (Dania Ramirez), këngëtarja portorikane Karmen Luna (Rozelin Sánçez), dhe shërbyesja më e vjetër Zoila Diaz (Xhudi Rejes), së bashku me vajzën e saj adoleshente Valentina (Edi Ganem).

Të gjitha këto shërbyese punojnë për njerëz të famshëm në Beverli Hills, duke përfshirë edhe një grua mendërisht të paqëndrueshme, Zhenevievë Delaturin (Susan Luçi) dhe djalin e saj, Remin. Evelinën dhe bashkëshortin e saj Adrian Pauell (Rebekca Wisoski dhe Tom Irvin), aktoren e filmave të dorës së dytë Peri Uestmor dhe bashkëshortin e  saj. Si dhe aktoren e famshme të telenovelave Spens Uestmor (Mariana Klaveno).

Gjithashtu, në sezonin e parë paraqitet çifti i sapomartuar Tejlor dhe Majkëll Staport (Briana Braun dhe Bret Kullen).

Misteri se kush e vrau Florën zbulohet vetëm në episodin 13.  Premiera e sezonit të dytë pritet më datë 20 prill 2014. Sezoni do të fokusohet në enigmën e historisë së Opalit.

Episodi 1

Ato kerkojne mbeshtetjen e njera-tjetres teksa mikesha e tyre sherbyesja Flora (Paula Garces) vritet ne menyre brutale ne shtepine e punedhenesve te saj, Evelyn dhe Adrian Powell (Rebecca Wisocky and Tom Irwin), gjate nje prej eventeve me te medha te vitit.

Nderkohe, e sapoardhura Marisol (Ana Ortiz) punesohet si sherbyese ne shtepine e Taylor dhe Michael Stappord (Brianna Brown and Brett Cullen), nje cift te sapomartuarish me nje histori te nderlikuar dashurie. Por motivet e Marisol shkojne pertej zanatit dhe kur dikush qe kish per zemer akuzohet per vrasjen e Flores, asaj i duhet te luaj nje rol te dyfishte ne  zbulimin e se vertetes.

Episodi 2

Planet e Valentines per t’iu afruar Remit vazhdojne te irritojne Zolen. Rosie gjendet me mes te debatit teksa Spence akuzon Perin per tradheti. Karmeni perfiton nga mungesa e Alehandro dhe Odeses ne shtepi, per te mesuar rreth ankthit te Sem. Marisol perpiqet te zbuloje menyren sesi te shpenzoje me shume kohe ne shtepine Powell.

Episodi 3

Kur ish-gruaja e Michael, Olivia, hedh nje “bombe” rreth te kaluares se Taylor, Marisol perpiqet te ndihmoje kete te fundit ne ruajtjen e marredhenies. Adrian perpiqet te ngreje humorin e mikut te tij te sapo divorcuar me te vetmen menyre qe ai di, pakenaqesine ndaj Evelyn. Pa dijenine e Zoles, Valentina dhe Genevieve punojne se bashku qe te nxisin Remin per ta pare Valentine jo thjesht si nje shoqe. Spence i ofron ndihme Rosie per ta nxjerre nga nje kurth, por Rosie dyshon se bujaria e tij eshte thjesht pa kushte. Karmen me ne fund finalizon nje takim me nje producent te rendesishem muzikor dhe i duhet ndihma e Sem per te shitur imazhin e saj prej nje dive.

Episodi 4

Mberritja e vellait te Genvive, Henrit, komplikon çeshtjen per Zolen, zemren e te cilit ajo kish thyer vite me pare. Rosie zotohet te ndihmoje Spence me martesen e tij. Tensionet mes Karmen dhe Odeses rriten kur Alehandro i mundeson Karmenit te jete e ftuar gjate nje feste ne shtepine e tij teksa Odesa do te punonte ne vend te saj. Marisol perpiqet te punesohet si mbledhese fondesh ne shtepine e Powell per te zbuluar me shume informacione rreth vrasjes se Flores.

Episodi 5

Nje visitor nga e kaluara e Karmen shfaqet ne shtepine e Alehandros. Valentina perpiqet te kontrolloje emocionet e saj pas takimit me “mikun” e ri te Remit. Marredhenia e tendosur mes Marisol dhe djalit te saj, Eddie, behet e dukshme kur dalin ne drite fakte te reja rreth vrasjes se Flores.  Peri eshte e bindur se Spence ka nje marredhenie tjeter dhe perpiqet te korruptoje Rosie per te mesuar emrin e gruas. Evelyn dhe Adrian festojne nje ditelindje shume te rendesishme.

Episodi 6

Genevieve  goditet nga nje situate e veshtire financiare, duke rrezikuar seriozisht vendin e punes per Zolen. Marisol ben nje zbulim te rendesishem ne shtepine e Powell. Rosie dhe Spence nxehen. Karmen behet xheloze kur Sam nis te dale ne takime. Valentina nis te shqetesohen rreth sjelljes se ç’rregullt te Remi.

Epidosi 7

Marisol rrezikohet te zbulohet nga nje ish-student qe e njeh ate perballe Rosit. Valentina zbulon shkakun e lekundjeve ne humorin e Remi dhe me gjysem zemre kthehet tek Zola per ndihme. Carmen dhe Sam kane disa mosmarreveshje ne marredhenien e tyre.

Episodi 8

Genevieve i fsheh moshen te dashurit te saj te ri. Rosie nis te punoje tek Powell-et. Karmen meson se Odessa fsheh dicka. Marisol shoqeron Taylor tek nje klinike fertiliteti.

Episodi 9

Evelyn i dergon mesazhe kercenuese Rosie keshtu ajo mund te shpenzoje me shume kohe me bebi Tucker. Zoila merzitet kur Genevieve i prezanton asaj nje propozim interesant per Valentinen. Marisol zbulon disa informacione te reja rreth Flores dhe shton dyshimet ndaj Michael. Karmen eshte e shqetesuar nga reagimi i Alehandros ndaj semundjes se Odesses.

Episodi 10

Valentina eshte e shqetesuar se Remi do ta urreje ate kur ai te kthehet nga rehabilitimi. Rosie kerkon qe Spence te mbroje nderin e saj pas propozimit te Adrian. Marisol meson se i biri merrej me aktivitete te paligjshme. Karmen hyn ne telashe pasi nje favori qe i ben Alehandros. Taylor dhe Michael kane lajme te mira.

Epidosi 11

Alejandro dhe Karmen ndajne opinione te ndryshme rreth marredhenies se tij te re. Marisol I afrohet se vertetes, teksa Taylor dhe Michael nisin te dyshoje rreth qellimit te saj te vertete. Rosie heq qafe nje telash serioz per Perin. Philippe dhe Genevieve afrohen gjithnje e meshume, por Zoila nuk beson se ai ka hequr dore nga tradhetite.

Episodi 12

Marisol e vendos veten ne rrezik teksa hyn gjithnje e me thelle ne vrasjen e Flores. Peri shkon shume larg per ti kerkuar Rosie ta falte ate. Karmen rindez marredhenien e saj me Sem, teksa sheh sesa I vetmuar eshte Alehandro, pavaresisht fames se tij. Zoila vazhdon te mos e pranoje marredhenien mes Genevieve dhe Phillipe. Remi merr nje vendim te rendesishem, duke e vendosur Valentinen ne nje pozicion te veshtire.

Episodi 13

Finalja e sezonit. Misteri mbi vrasjen e Flores del ne drite.

Episodi 14

Kaluan tre muaj dhe Marisol ka gjetur nje te dashur te ri. Kur Peri zbulon se Rosie eshte rikthyer ne SHBA, ajo nxiton per te mbajtur sa me larg ate nga Spence. Zola meson permes Genevieve se Valentina is kthyer nga Afrika. Teksa Carmen dhe Alejandro vendosin mes nje tyre nje marredhenie te rreme, Odesa arrin ne limitet e saj. Pas nje ngjarje traumatike ne shtepine powell, Adrian dhe Evelyn punesojne nje truperoje te pashem, Tonin…

 


Lajme nga Web

Çefa: Naço i paaftë, i duhej justifikim tek eprorët

Thellohet përplasja mes Këshillit te Larte...

Sëmundjet mendore, trajtim i ri

Nese brenda nesh do pranonim kete...

Samsung do të nxjerrë aparatin NX Mini

Kompania Samsung po planifikon të nxjerrë...

Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S5

Samsung më në fund prezantoi telefonin...

Huawei nxjerr pajisje të shtresës së mesme

Huawei ka zgjedhur disa modele popullore...

Lenovo zbulon tabletin Yoga 10 HD+

Lenovo zbulon në Kongresin Botëror të...

Orët inteligjente Samsung Gear 2 dhe Gear 2 Neo

Samsung do të prezantojë brezin e...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com