Lugina e Ujqerve – Kurthi

Kurtlar Vadisi Pusu

Nje nder serialet televiziv me te ndjekur Turk, Lugina e Ujqve ngrihet mbi marredhenien Mafia-Shtet dhe ka ne qender te tij nje agjent kunderzbulimi Turk. Nje lugine e erret ne nje periferite e Stambollit eshte epiqendra e aferave ilegale pafund, nga ku gjeneroheshin cdo dite shuma marramendese parash.

Trafiku shtrihej nga shantazhet dhe kercenimet e njerezive, zhvillimin e kontrabandes, manipulimet e marreveshjeve qeveritare dhe deri tek tregjet e droges. Parate e konfiskuara nga njerez te pafajshem te komunitetit zinin gati gjysmen e te ardhures kombetare Turke. Kjo eshte Lugina e Ujqve.

kvp107_04_dAli Candan, eshte nje agjent zbulimi turk i cili punonte per sherbimin sekret shteteror, KGT, urdherohet nga kapiteni i tij, Aslan Albey, te infiltrohet ne rradhet e mafias turke, te zbuloje planet e tyre dhe shkaterroje sistemin, cili kishte hedhur rrenjet thelle ne Turqi. Ali i nenshtrohet nje serie operacionesh plastike per te ndryshuar pamjen e tij, e per te mberritur tek nje identikit i ri, nen emrin Polat Alemdar.

Ali bashkohet me Sulejman Çakir, nje vrases brutal mafioz i respektuar nga koleget e tij dhe i njohur si burri i fjales. Njohurite e brendshme te Çakir te kombinuara me aftesite e Polat Alemdar, si nje agjent i miretrajnuar, krijojne nje partneritet perfekt, dhe te dy nisin rrugen per tu ngjitur ne shkallet e hierarkise se mafias turke. Qellimi i tyre ishte te futeshin ne “Keshillin e Ujqerve”, Organizata kryesore e boseve te mafias, rrethi i brendshem qe kontrollonte te gjithe organizatat e fshehta, e qe udhehiqej nga Baroni dhe biznesmeni i suksesshem Mehmet Karahanli. Gjate rruges Ali do te humbase shume nga miqte dhe aleatet e tij, dhe ne operacion e siper ai zbulon se ishte djali i fshehte I Karahanlit, i rrembyer nga Aslan Akbey ne nje jetimore kur ai ishte vetem 3 vjeç.

106

Pas shume peripecish, Polat Alemdar ia del te behet Baroni i Mafias, duke i dhene keshtu mundesine e shkaterrimit teresisht te Keshillit te Ujqerve. Pasi perballet me lidhjet nderkombetar te keshillit perfshire Ruset dhe me armiqte e tyre (Sharon Stone dhe Andy Garcia, te perfshire si personazhe ne episodet e fundit), ai ia del te mposhte mafian. Polat meson se biznesmeni i suksesshem Mehmet Karahanli eshte i ati. Memati eshte miku besnik i Polat, pas vdekjes se Çakir, Memati behet edhe besnik ndaj Polat. Abdulhey dhe Erhan mberrijne pas Memati ne ndihme te Polat per shkaterrimin e mafias Turke.

67

Kjo eshte historia ne te cilen shteti perpiqet te shkaterroje mafia me armet e saj devijimin e ligjit: duke kerkuar shtigjet brenda sistemit. Lugina e Ujqerve u shnderruar ne nje serial hit per referencat e tij tek politika turke, shperdorimin e sensibilitetit social ne emer te patriotizmit, dhe skenat e pashembullta te dhunes qe perfshijne vrasjet dhe torturat ne television. Sipas medias turke, personazhi kryesor i serialit Polat u admirua se tepermi nga te papunet dhe te rinjte e pashprese ne mbare Turqine. Kulti i tij, u ngrit aq shume saqe shume te rinj preferuan ta nderronin emrin e tyre ne Polat Alemdar.

Vleresime

Lugina e Ujqerve, eshte nje nder serialet me popullor turk, i cili ka shenuar shifra rekord audience krahasuar me serialet e tjere televiziv dhe eshte cilesuar si nje nder serialet me numrin me te madh te shikuesve te grumbulluar gjate shfaqjes se pare, ne historine e kinemase turke.

Polemikat

Titulli, sipas shtypit turk, evokon figura mitologjike nga nje histori mjaft e dashur per nacionalistet, ate te nje ujku te vetmuar qe udhehoqi turqit nga lugina e Azise Qendrore, nga ku ata ishin zene rob…

Nje nga episodet e serialit Lugina e Ujqerve, Prita, ku pershkruhet sesi agjentet izraelit te MOSSAD-it spiunojne brenda kufirit Turk dhe rrembejne bebet Turke, eshte kritikuar gjeresisht nga qeveria dhe media izraelite. Refuzimet e qeverise Turke per te reaguar ndaj kerkeses se Izraelit per me teper censure mbi serialin kontribuan ne nje ftohje me te thelle ne marredheniet mes dy vendeve, te cilat kulmuan me terheqjen e Ambasadorit turk ne Izrael, Ahmet Oguz Celikkol pas nje takimi diplomatik te diskutueshem me Zv.Ministrin e Jashtem Izraelit, Danny Ayalon ne Janar te 2012

 


Lajme nga Web

Çefa: Naço i paaftë, i duhej justifikim tek eprorët

Thellohet përplasja mes Këshillit te Larte...

Sëmundjet mendore, trajtim i ri

Nese brenda nesh do pranonim kete...

Samsung do të nxjerrë aparatin NX Mini

Kompania Samsung po planifikon të nxjerrë...

Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S5

Samsung më në fund prezantoi telefonin...

Huawei nxjerr pajisje të shtresës së mesme

Huawei ka zgjedhur disa modele popullore...

Lenovo zbulon tabletin Yoga 10 HD+

Lenovo zbulon në Kongresin Botëror të...

Orët inteligjente Samsung Gear 2 dhe Gear 2 Neo

Samsung do të prezantojë brezin e...

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com