Rrëzohet akti normativ

Gjykata Kushtetuese

Qeveria Rama merr goditjen e pare nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka rrezuar aktiv e saj normativ për ligjin e nëpunësit civil. Burime zyrtare të Gjykatës më të larte në vend konfirmuan se me 5 vota pro dhe 4 vota kundër, akti që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit me 6 muaj, është shpallur antikushtetues. Vendimi i plote i zbardhur pritet të publikohet ne ditët qe vijnë, ndërsa shpallja e tij zyrtare do të krijoje një situatë të pazakontë në gjithë administratën shtetërore. Ekspertë të kushtetutës i pohuan Vizion Plus se që nga momenti i shpalljes së vendimit, ligji për statusin e nëpunësit civil hyn në fuqi, pra fillon të japë menjëherë efektet e tij në administratën publike. Por sipas eksperteve vendimi i kushtetueses nuk i jep fuqi prapavepruese ligjit. Deri më tani nuk ka patur reagim zyrtar nga qeveria apo nga shumica parlamentare. Akti normativ i qeverisë, u miratua në 17 tetor në kuvend vetëm me votat e të majtëve, me argumentin se aktet nënligjore të ligjit për nëpunësin civil nuk ishin gati, ndaj ai duhej shtyre. Por opozita kundërshtoi dhe kërkoi në Kushtetuese shfuqizimin e tij, duke nënvizuar se një ligj i tillë nuk mund të shtyhej nga një akt normative. Edhe Presidenti Nishani e ktheu në fillim aktin, me të njëjtin arsyetim. Pak dite më parë, Kushtetuesja nuk pranoi kërkesën e PD për te pezulluar, hyrjen ne fuqi të aktit normativ, ndërsa gjate shqyrtimin në themel e rrëzoi krejtësisht atë.