Rreth Nesh

Transmetim analog tokësor 24 ore/ditë në:

UHF – CANAL 42


Transmetim satelitor ne Eutelsat W2:

Freq.: 11.427

Symbol Rate: 27.500

Polarizimi: Vertikal

Televizion Digital Privat Kombetar.

Misioni:

Vizion Plus eshte nje media e pavarur misioni i se ciles eshte te nxis, informoje dhe inspiroje teleshikuesit per te qene me te involvuar ne ambientin qe i rrethon.

Promovojme fjalen e lire, nxisim mendimin ndryshe, njohim dhe respektojme diversitetin e komuniteteve, ndihmojme njerezit te gjejne zerin e tyre, inkurajojme komunikimin, krijojme oportunitete, garantojme formate me interes te gjere publik, promovojme shikueshmerine dhe inkurajojme mendimin artistik.

Ne menyre konsistente ne perpiqemi ti japim audiences dhe te gjithe partnereve tane sherbimet me te mira te mundshme permes nje pune te palodhur dhe praktikave te nje biznesi te ndershem. Vit pas viti kemi arritur te krijojme reputacion ne tregun mediatik shqiptar fale cilesise, persosmerise, dhe integritetin ne transmetimet tona, dhe synojme qe ta ruajme e zhvillojme ate ne vazhdim.

Duke e konsideruar veten gjithnje si nje alternative zgjedhjeje, per ne audience eshte e para dhe punojme forte per te fituar, forcuar e justifikuar dite pas dite  besimin e saj.

Ne synojme te jemi me te miret dhe te japim nje kontribut pozitiv per jeten e gjithe komunitetit. Ne besojme se fokusimi mbi qendrueshmerine afatgjate eshte menyra me e mire per te arritur suksesin permanent dhe krijuar vlere per biznesin.

Ne jemi gjithnje ne kerkim te rrugeve per permisim. Ky shpirt na ka bere ata qe jemi sot, dhe do te na udheheqe drejt asaj qe ne duam te jemi neser.

Objekti :

Objekti i televizionit është ushtrimi i veprimtarisë Radio – Televizive, i cili konsiston në krijimin e një rrjeti me një shtrirje në të gjithë vendin si nëpërmjet mbulimit direkt të territorit të Republikës së Shqipërisë permes valeve satelitore ashtu edhe nëpërmjet mbështetjes me median rajonale me shpërndarje, nëpërmjet valëve si dhe kabllore, prodhimin, tregtimin dhe shpërndarjen e programeve të ndryshme radio televizive si dhe çdo aktivitet tjeter radio televiziv.

Historiku :

VIZION PLUS ka filluar transmetimet e para ne vitin 1999. Fillimisht me nje transmetim ne nivel lokal, per te kaluar me pas me nje shtrirje ne mbi 90 % te territorit te Shqiperise. Programet tona ndiqen ne shume prej qyteteve te Shqiperise si ne: Tirane, Durres, Fier, Gramsh, Vlore, Berat, Tepelene, Skrapar, Gjirokaster, Sarande, Permet, Kruje, Burrel, Lezhe, Shkoder, Elbasan, Librazhd, Korce etj. Transmetimi 24 ore ne satelit e ka shnderruar Vizion Plus ne nje dritare informacioni dhe argetimi per te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbare boten, por edhe kane bere te mundur qe programet e tij te ndiqen edhe ne ato zona ku nuk arrihet mbulimin me sinjal direkt, si brenda ashtu edhe jashte vendit, si Kosove , Mal te Zi dhe Maqedoni.

VIZION PLUS është një televizion ku çdokush gjen veten, sheh tek ai nje mik nga i cili e ka te veshtire te ndahet. Larmia e programeve, spektakleve, emisioneve social e investigativ, filmave, serialeve dhe telenovelave garanton nje audience te gjere kuperfshihen te gjithe grupmoshat dhe shtresat sociale. Sondazhet me te fundit, e kane renditur ate si nje nder televizionet me te preferuara per shqiptaret, gje e cila eshte pasqyre e perkushtimit, seriozitetit dhe pergjegjesise se treguar nga i gjithe stafi i ketij televizioni.

Transmeton 24 ore/dite, 7 dite ne jave permes nje rrjeti te perbere nga 18 pika transmetimi te vendosura ne te gjithe territorin e vendit. Nje staf profesional me nje eksperience te gjate ne fushen e transmetimeve televizive, garanton nje nivel te larte komunikimi me audiencen. Ne jemi te pozicionuar si nje ofrues i formateve te reja televizive te nje cilesie te larte si dhe si nje ze autoritar persa i takon lajmeve dhe programeve te ceshtjeve aktuale. Fitues i çmimeve te ndryshme per prodhimet e dokumentareve. I renditur si nje nder televizionet me te preferuar nga shqiptaret brenda dhe jashte vendit. Ne synojme te maksimizojme nivelin e audiences duke synuar gjithmone drejt segmenteve te reja. Bazuar ne oret e trasmetimit, ne prodhojme perkatesisht:

• 46.9 % te javes, program ne prime time (9:00 p.m.– 00:00 a.m.); dhe

• 60.8 % te struktures programore ne intervalin 7:00 a.m. dhe 7:30 p.m.

Burimet tona te programacionit jane gjithashtu edhe nje varietet ofruesish prestigjioz, vecanerisht nga studiot amerikane dhe shperndares ekskluziv.

 

Transmetimi

Disa nga perpjekjet tona te hershme per tu sistemuar perkrah mediave me te ndjekura kane pasur me norma te larta rritjeje. Ne synojme te vazhdojme te forcojme dhe zgjerojme pozitat ne tregun mediatik shqiptar dhe fitojme nje pozicion lideri ne aspektin e audiences

Ne perputhje me kete objektiv, ne synojme:

  • fokusimin mbi prodhimin dhe transmetimin e programeve qe terheqin segmentin e duhur demografik;
  • te maksimizojme segmentin e audiences dhe te shnderrohemi ne nje inovator te formateve te reja programore;
  • te maksimizojme te ardhurat e reklames permes transmetimit dhe prodhimit te programeve qe terheqin nje varietet segmentesh audience dhe targetesh shikuesish qe jane me terheqes per kompanite reklamuese; dhe
  • te rrisim oportunitetet permes perfitimeve selektive dhe marreveshjeve bashkepunuese.

Prodhimet tona

Arkiva jone konsiston ne rreth 117,961 ore produksione te vete televizionit, perfshire ketu 21,500 ore lajme dhe 96,461 ore programe te tjera, qe perfshijne talk show, spektakle, emisione sportive e te tjera. Programet e prodhuara nga vete televizioni kane mundur te shperndahen ne te gjitha hapesirat shqip-folese ne Itali, Europe, Amerike e Kanada. Ne gjithashtu mundesojme dhenien e te drejtave te transmetimit per materialet tona arkivore tek operatoret televiziv te vendeve fqinj.

Programet e blera

Krahas prodhimeve tona, ne gjithashtu zoterojme edhe rreth 6,510 ore program te blere per te cilin zoterojme te drejtat e transmetimit per territorit shqiptar brenda nje periudhe te percaktuar kohore. Ne kete kuader ne zoterojme rreth 1,400 ore filma, 1400 ore seriale si dhe 40 ore programe per femije.

Vlerat tona

  • Seriozitet – qe do te thote shkalle e larte pergjegjshmerie.
  • Shumellojshmeri – qe do te thote nje program te pasur per te gjithe grupmoshat , audience e garantuar.
  • Stabilitet – qe do te thote qendrueshmeri ne kohe dhe vlera.
  • Cilesi – qe do te thote nivel te larte profesional te stafit qe garanton nje komunikim efektiv me teleshikuesit.
  • Vertetesi – qe do te thote pasqyrim real te ngjarjeve dhe dukurive qe shoqerojne realitetin shqiptar.
  • Kenaqesi – qe do te thote transmetimin e programeve qe mbartin vlera dhe ofrojne çlodhjen pas nje dite te gjate pune.

Cfare ju ofron Vizion Plus ?

  • Rritje ne vlere konsumatore, duke e bere produktin tuaj me terheqes dhe kompetitiv ne treg.
  • Rritje te te ardhurave duke ju hapur rrugen investimeve ne drejtim te permiresimit te cilesise se produktit dhe ofrimit te lehtesirave ne perdorimin e tij nga ana e konsumatorit.
  • Rritje te emrit te kompanise tuaj, duke i dhene akoma dhe me teper shtyse aktivitetit te saj dhe duke e bere ate me kompetitive ne treg.

Programe

VIZION PLUS, garanton nje cilesi te larte ne nivel informativ, edukativ dhe artistik. Nje komunikim televiziv krejt i vecante per nga natyra dhe permbajtja. Edicionet e lajmeve, emisionet investigative dhe social-kulturore, spektaklet, dokumentaret, telenovelat, filmat me te fundit prodhime te studiove preztigjioze kinematografike, por edhe shume evenimente kulturore te organizuara jashte te tij jane gjithcka qe percjell tek publiku informacion e duhur, kenaqesine e munguar dhe argetimin pa limit. Vizion Plus ka permbushur me sukses ne cilesine e Media Partneritetit aktivitete te tilla si Edicionet e Miss Shqiperia 2006, 2007 dhe 2008, Netet e Klipit Shqiptar, Miss Globe 2008, Miss Albania 2010, Edicione te Shkodra Jazz Festival, Tir Jazz Fest, edicionin e 5-te te Festivalit Mikrofoni i Arte si dhe edicionet e “Cmimeve Kult”. Gjithashtu pjese e arkives se pasur te prodhimtarise se Vizion Plus kane qene edhe recitalet e grupeve te njohur si Vaya Con Dios, Elita 5 si dhe shfaqjet musical si “Shekuj dhe Dashuri”, “Nje shekull ne Broadway”, “Romeo e Zhulieta”, “Chikago”, “Moulin Rouge”, “Mbremje Gala” te cilat paten nje impakt te jashtezakoshem per publikun shqiptar. Per 3 vjet me rradhe Vizion Plus, ka qene producenti kryesor i nje prej spektakleve me popullor te shnderruar ne tradite sic eshte “Krasta Show & Ethet……”. Ekskluziviteti me i fundit i Vizion Plus, per territorin shqiptar ishte, eventi i “Ballkan Music Awards”, i cili u transmetua me date 4 Qershor 2011. Por Vizion Plus ka menduar edhe per te apasionuarit e sportit, kur per dy vjet me radhe solli ekskluzivisht magjine e Champions League dhe Uefa Cup. Cdo te marte, te merkure dhe te enjte ekrani i Vizion Plus u shnderrua ne nje arene te vertete emocionesh dhe perballjesh spektakolare. Edhe Superliga Shqiptare ka qene pjese e struktures sone programore me transmetimin ekskluziv te te gjitha ndeshjeve te ekipit te Partizanit. Se fundmi Vizion Plus ne bashkepunim me Tring Digital realizon me sukses edicionin e pare te „Dancing with the Stars Albania“ si dhe spektaklin e humorit „Apartamenti 2XL“. 2 evente qe pergjate gjithe transmetimit te tyre ne ekranin e Vizion Plus kane shenuar shifra rekord audience te paregjistruara me pare ne ndonje media shqiptare.
Nje sipermarrje gjigande, pas se ciles qendronte puna dhe perkushtimi i nje stafi te kualifikuar dhe me eksperience. Dhe jo vetem kaq,Vizion Plus ka prodhuar mbi 240 dokumentare te vleresuar per objektivitetin, menyren e trajtimit te dukurise dhe mesazhin qe percjellin. Per te gjitha keto Vizion Plus eshte cilesuar nga kritika si nje nder televizionet me prodhimtari me te larte nder vite. Ne cdo moment Vizion Plus eshte perpjekur te jete sa me koherent per t’ju dhene programin e duhur ne kohen e duhur, duke ju servirur ne cdo kohe nje menu perfekte per shijet tuaja. Stafi profesional me mjaft eksperience, transmeton cilesi ne komunikim, shkalle te larte pergjegjshmerie si dhe garanton nje programacion qe i adresohet nje game te gjere shtresash shoqerore qe fillon qe nga njeriu i thjeshte tek intelektuali, nga femija tek i moshuari, nga me i varferi tek me i pasuri. Me keto cilesi “Vizion Plus” shpesh here eshte vleresuar nga kritika me cmime ne nivel nderkombetar, te tilla si : Cmimi i Pare ne Festivalin Nderkombetar “Orsini”, per filmin dokumentar me te mire, cmimin “Kult 2005″ per dokumentaret e ciklit “Tunel”, si dhe se fundmi cmimet e akorduara nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio Televiziv.

Vizion Plus nepermjet nje stafi te kualifikuar marketingu ka krijuar dhe mban marredhenie te shkelqyera me shume sipermarres vendas dhe te huaj. Per ne ata do te mbeten nje partner i rendesishem ne rrugen e perbashket drejt suksesit. Kontributi i tyre ka qene i jashtezakonshem ne mbarevajtjen e punes sone, por nga ana tjeter ajo c’ka ne ju kemi ofruar i ka bere ata te ndjehen tejet te suksesshem me biznesin e tyre dhe te fitojne nje popullaritet te admirueshem. Me ndihmen dhe konsulencen e stafit tone shume kompani modeste sot jane kthyer ne sipermarrje te medha, te cilat konkurojne me sukses ne tregun vendas dhe me gjere.

Sezoni 2016-2017 ne Vizion Plus:

1. Edicionet Informative. Vizion Plus ne programacionin e tij te larmishem, prodhon edhe transmeton rregullisht 4 (kater) edicione lajmesh (pervec edicioneve flash ku ne menyre permbledhese e ne hark kohor prej 120 sekondash evidentohen lajmet me kryesore ne forme te shkurtuar). Nje studio moderne konform kerkesave bashkekohore, spikera me eksperience ne kete fushe, nje menyre moderne dhe interaktive e percjelljes se lajmi, nje ristrukturim i plote I edicioneve informative, eshte gjithcka do jene rijesite e sezonit te ri. Departmamenti i Informacionit ne Vizion Plus percjell dhe transmeton informacionet ne menyren me te pavarur dhe me objektive, duke vendosur gjithnje ne qender te tyre interesin e gjere publik. Edicionet e lajmeve ne Vizion Plus transmetohen ne oraret: 13:00, 15.00,19.00 (Edicioni Qendror) dhe ne oren 23.00.

2. Dancing with the Stars Albania. Nje patente e BBC Worldwide. Nje megashow qe sjell personazhet “VIP” ne nje tjeter dimension me te cilin nuk jemi ndeshur ndonjehere. Protagoniste te spektaklit do te jene personazhe te skenes, politikes, ekranit, shoqerise civile etj. 12-te cifte konkurrente te perbera nga nje personazh Vip dhe nje balerine profesionist, do te konkurrojne per 12 jave ne displina te ndryshme te kercimit modern.  Nje show qe ka thyer rekordet e audiences ne 47 vende te botes, perfshire ketu SHBA, Britanine e Madhe, Brazil, Australi, Itali, Gjermani etj. Show qe pati impakt te jashtezakonshem edhe ne Shqiperi ku ne 3 edicionet e meparshme ne Vizion Plus u shnderrua ne programin me te ndjekur televiziv te te enjteve mbrema.

3. TuSiQueVales. Nje nder talente show-t me te ndjekur e me argetues. Formati përmban nje spektër të gjerë të talenteve te pa para ndonjëherë në një shfaqje televizive. Akrobat, kengetare, komedian, imitues, instrumentiste, kercimtare. Në thelb qe ka talent dhe pak ego për ta vendosur veten ne qendër të vëmendjes.
Çdo episod i Tu si que vales perfshin nje seri performancash te cilat vleresohen nga nje treshe gjyqtaresh dhe nje juri publike e cila ka si zedhenes te saj nje figure te njohur publike, e cila nuk lejohet te votoje.

4. Al Pazar. Moderuar nga Agron Llakaj.  SHOW i satires dhe i humorit, i kenges dhe i kercimit, show i nostalgjise se takimit me personazhet emblematike te artit shqiptar te muzikes, teatrit dhe kinemase, mjeshtrat e vertete te humorit shqiptar. Al Pazar, unik ne stilin dhe llojin e vet, popullor dhe i dashur rikthehet serish me nje ansambel humoristik me Behar Mera dhe Rudina Dembacaj, Altin Marku(Edi Rama) etj…do te jene cdo te shtune pjese e familjes shqiptare ne ekranin e tyre Vizion Plus

5. Apartamenti 2XL. Nje prodhim i Tring Digital dhe Vizion Plus. Me pjesemarrjen e aktoreve: Erand Sojli, Julian Deda, Albano Bogdo , Eglein Laknori, Erblin Bajko, Cubi etj. Nje super-show humori, bazuar terresisht mbi improvizimet e momentit te aktoreve. I gjithe spektakli zhvillohet brenda nje apartamenti te improvizuar ku banoret e tij presin e percjellin miq te ftuar qe i pershtaten situatave te ndryshme qe do vihen ne skene. Nje show suksesi te jashtezakonshem, jehona e te cilit eshte percjelle edhe ne media sociale, ku aktualisht ne Facebook numerohen mbi 500.000 fansa, qe komentojne dhe diskutojne cdo dite mbi ate cka ndodh me personazhet e apartamentit me te famshem ne Shqiperi.…

6. Oktapod. Nje program qe vjen per syte e audiences çdo jave. Eshte nje program qe ne 90 minuta te shtrirjes se tij, percjell trajtim argumenti, perplasje por edhe piketakime te dukurive, pare nga kende te ndryshme veshtrimi. Programi bazohet ne talk show, por ndryshe nga “rrjedha e qete” dhe e shtrirjes se argumenteve ky program sjell disa lloje intervistash te parealizuara me pare ne realitetin shqiptar! Cdo I ftuar te perfshihet ne nje situate te caktuar duke shoqeruar intervisten me skenografi dhe efekte audio per te marre maksimumin nga I ftuari.

7. By Pass Show. Nje format satirik dhe thumbues mbi dukurite dhe fenomenet negative te realitetit shqiptare prezantuar permes karizmes se holle te humoristit Agim Bajko. Nje prodhim i dep. te informacionit i cili sjell cdo te diel ne mbremje realitetin shqiptar te pare nen nje tjeter kendveshtrim, duke percjelle jo vetem buzeqeshjen por edhe ndergjegjesimin mbi gjithcka qe na rrethon ndaj te ciles duhet te reagojme. Agim Bajko eshte vleresuar me cmim nga Akademia e Vleresimit Vjetor te Radios dhe Televizionit si Personazhi i Vitit.

8. Kapital. Një talk show qe synon te mberrije tek moshat e rritura dhe tek publiku i interesuar per te kuptuar e marre pjese ne vendimarrjen politike dhe publike.Autori dhe moderatori i emisionit me te ri ne Vizion Plus, Aleksander Furxhi, vjen nga nje pervoje e gjate prej rreth dy dekadash si gazetar dhe editor i seksionit shqiptar te BBC.

9. Next. Nje format i cili bazohet mbi informacionin, te rejat dhe gjithcka qe eshte terheqese per te rinjte e sotem. Ky program ka per qellim te argetoj, informoj, edukoj shikuesit. Next eshte nje risi ne televizionet shqiptare pasi do trajtohet ndryshe ne skenar, xhirim, prezantim dhe ne rubrikat qe permban.

10. Mesdite.  Nje format kushtuar familjes, me fokus te veçante tek amvisat, i cili synon qe permes larmise se temave dhe rubrikave qe trajton te sjelle nje mesdite ndryshe duke ofruar te gjithe informacionin e duhur ne ekranin e Vizion Plus. Tema te aktualitetit, histori personale, rubrika gatimi, keshilla mjekesore, lojra, gossip, showbiz e gjithçka tjeter qe ne menyre direkte apo indirekte ndikojne ne perditshmerine tone.

11. 7 pa 5. Nje prodhim i Departamentit te Informacionit. Formati i cili do tu sjelle cdo mengjes informacione te bollshme dhe utilitare per te nisur nje dite sa me mbare. Moderuar nga Pranvera Borakaj dhe Nolian Lole. “7 pa 5” do te jete nje reviste e temave soft e jo vetem, duke orientuar vemendjen e audiences e duke synuar te nxise tek ajo reagimet lidhur me ngjarje apo dukuri pjese e jetes sone te perditshme.

13. UEFA Champions League. Tring dhe Vizion Plus per 3 sezone me rradhe 2015/18 sjellinUEFA Champions League, nje nga turnete me prestigjioz ne bote dhe kompeticioni per klube me prestigjoz ne futbollin Europian. Arena e vertete e yjeve te futbollit, nje spektakel I garantuar, cdo te marte dhe te merkure ne Tring dhe Vizion Plus.

14. Tornado me para. Nje quiz show i cili organizohet ne bashkepunim me Lotarine Kombetare. Ky program do te jete si nje pjese integrale e Biletes Gervishtese “TORNADO me para”, produkti I cili gjendet tashme ne Treg. Çmimi i kategorise se pare qe fitohet tek “Tornado me Para” eshte pikerisht pjesemarrja me “TORNADO me para” ne kete quiz show.

15. Dritare nga Rudina Xhunga. Emision i aktualitetit politik & shoqëror, mbarëshqiptar. Dritare në Tiranë, Prishtinë, Shkup. Dritare në mundësinë dhe pritshmëritë e shqiptarëve për t’u bërë bashkë në një treg global, bashkëkohor. Personazhet më të njohur të politikës, biznesit, shoqërisë civile, medies, turizmit, sportit, artit dhe kulturës do të hapin një Dritare të re, në të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve, kudo jetojnë dhe ndjekin Vizion Plus.

Vlerësime:

Gjate vitit 2009 produktet radio-televizive shqiptare per here te pare u vune ne konkurim. Me iniciativen e Institutit AKT,mbeshtetur nga Akademia e Vleresimit Vjetor Radio-Televiziv,organizohet per here te pare mbremja e ndarjes se cmimeve.

Vizion Plus konkurroi denjesisht ne kete aktivitet, me programet e tij duke marre 6 prej ketyre cmimeve ne kategorite si me poshte:

  • Faktori Plus – Emisioni investigativ i vitit
  • Zip – Emisioni Informativ i vitit
  • Perralle me Romake – Emisioni per femije i vitit
  • Zone e Lire – Spektakli i Vitit
  • Agim Bajko, By Pass Show – Personazhi i Vitit
  • Valbona Kurti – Reporteri Europian i Vitit (Cmimi i dhene nga Zyra e Përfaqësimit te Komisionit Europian ne Shqiperi)

Vleresimi i Akademise se Vleresimit Vjetor, eshte ne vijim te vleresimeve pozitive qe Vizion Plus ka marre dhe vazhdon te marre si nga kritika ashtu edhe nga audienca per progresin e treguar ne rritjen e nivelit te komunikimit masiv.