Stina e Qershive

Stina e Qershive

“Stina e Qershive”  është një serial turk i shfaqur  në Fox TV. Ky serial është dubluar edhe në arabisht, në Lindjen e Mesme, në kanalin MBC 4, në gjuhën Urdu, Pakistan, në Indonezi dhe në Itali, në Canale 5.

Ëndrra më e madhe Ëjkysë është të bëhet stiliste e suksesshme. Ajo jeton në një lagje të varfër me nënën dhe vëllanë e saj të vogël. Ajo bie në dashuri me Meten, vëllanë e shoqes së saj më të ngushtë, Burxhusë, por Meteja nuk ndjen të njëjtën gjë për të. Një ditë, Meteja bie në dashuri me Shejman, shoqen egoiste të Ëjkysë, ndaj Ëjkysë heq dorë nga ai. Më pas, ajo takohet rastësisht me Ajazin, mikun më të mirë dhe partnerin në biznes të Metes. Ajazi është shumë simpatik. Ai bie në dashuri menjëherë me Ëjkysë. Madje, ai nuk heq dorë nga ajo, edhe pse ajo e largon vazhdimisht. Një ditë, Burxhuja i dërgon një kuti me çokollata dhe një shënim dashurie vëllait të saj, por e dërgon atë në emër të Ëjkysë. Kur Ëjkyja mëson ç’kishte ndodhur, shkon në zyrën e Metes për të marrë dhuratën me shënimin e dashurisë para se ai ta shohë atë. Kur ajo arrin atje, Ajazi e kishte lexuar shënimin dhe zbulon se vajza që ai pëlqen është e dashuruar me mikun e tij më të mirë. Në atë moment, vjen Meteja dhe pyet se për kë është dhurata. Ëjkyja, e turpëruar dhe e frikësuar nga reagimi i tij, i thotë se atë dhuratë e kishte blerë ajo për Ajazin dhe i tregon Metes se është e dashuruar me mikun e tij, por kjo s’është e vërtetë. Kështu Ajazi dhe Ëjkyja shtiren sikur janë çift, derisa fillojnë të bien vërtet në dashuri me njëri-tjetrin.

Në rolet kryesore:

Özge Gürel (Ozge Gyrel)  në rolin e Ëjky Axharit

Ozge Gyreli lindi më 5 Shkurt 1987, në Stamboll. Është vajza e një familjeje nga Silivri. Deri në mbarim të shkollës së mesme jetoi në Silivri. E la në mes degën “Tregti Ndërkombëtare”, në Universitetin “Bejkent”. Fillimisht mori mësime aktrimi, kurse më pas, mësime mbi menaxhimin e aktorëve. Hapin e parë në botën e aktrimit e hodhi me rolin e Zejnepes, në serialin “Ku është vajza ime?”

Më pas, ka luajtur në serialet “Rruga Paqja” dhe “Shekull Madhështor”. Në vitin 2014, ka luajtur rolin e Adës, në serialin  “Batica”. Po në vitin 2014, u bë protagoniste në serialin “Stina e qershive” dhe nisi të luajë rolin e Ëjkysë. Seriali “Stina e Qershive” u finalizua në vitin 2015.

Serkan Çayoğlu (Serkan Çajoullu) në rolin e Ajaz Dinçerit

Serkan Çajoullu (lindur më 31 Maj 1987, në Gjermani), model, fotomodel dhe aktor turk. Studimet i përfundoi në Gjermani, në degën Ekonomi. Gjuha e tij amtare është turqishtja, por flet rrjedhshëm gjermanisht. Fillimisht, Serkan Çajoullu mendoi të merrej me modeling, por pas njëfarë kohe, iu drejtua aktrimit dhe mori mësime aktrimi nga emra profesionistësh si Ümit Çırak (Ymit Çërak) Dolunay Soysert (Dollunaj Sojsert). Si fillim, në vitin 2012, ai luajti rolin e shokut të Merve Bollugurit, i cili vjen nga Italia, në finalen e sezonit të serialit “Veri-Jug”, kurse më pas, mori pjesë në “Kodra me ullinj”. Ka luajtur në klipin e këngës “Po pra, po pra, po pra”, të këngëtares Hande Yener (Hande Jener). Ka luajtur rolin e Ajaz Dinçerit, në serialin “Stina e qershive”, në vitin 2014. Seriali u finalizua në vitin 2015. Më pas, aktori ka dalë përballë kamerave, në rolin e Demir Xherrahoullusë, në “Dashuria e jetës sime”.

Dağhan Külegeç ( Daëhan Kylegeç) në rolin e Mete Ujarit

Daëhan Kylegeçi (lindur më 18 Tetor 1978, në Stamboll), aktor serialesh dhe regjisor turk. Kylegeçi është një nga themeluesit dhe pronar i Shtëpisë së Shkrimit dhe Aktrimit “Erbullak”. Lindi në 18 tetor 1978, në Stamboll. Kylegeçi është nipi i artistit të njohur të teatrit Alltan Erbullak dhe djali i çiftit të formuar nga aktorja dhe shkrimtarja Ajshe Erbullak dhe kaligrafisti Riza Kylegeç. Është i diplomuar në Fakultetin e Letërsisë, në Universitetin e Stambollit. Për herë të parë ka dalë para kamerave si aktor në vitin 1998, duke luajtur një rol në serialin “Baba, më bli shikueshmëri”. Për herë të parë ka luajtur në një reklamë, në atë të Mc Donalds, me regji të Ali Tarhan. Gjatë viteve 1994-1998 ka qenë pjesë e ekipit të montazhit të programit “Hekuri rrihet sa është i nxehtë”, në vitin 2002, ka qenë bashkëregjisor filmi dhe as.regjisor në programin “Skuadra A”. Në vitin 2000, bashkëregjisor në  kompaninë e reklamave “Arka Pencere”, në vitet 2002-2003 bashkëregjisor në programin G.A.G., i cili shfaqej në ATV.  Ndërsa në vitin 2004, ka qenë producent dhe moderator në programin “Game Over”, të shfaqur në S’nek TV. Ka punuar si producent dhe aktor në programin “Pika kritike”, i shfaqur në të njëjtin kanal televiziv. Më pas, në vitin 2002, aktori ka qenë pjesë e serialit “Asllëja dhe Keremi”, i transmetuar në SHOW TV, si aktor i ftuar, në rolin e Barëshxhan Gokçes. Në vitet 2003-2004 ka luajtur rolin e Serhatit, në serialin “Fletorja e gjimnazit”, transmetuar në televizionin Kanal D. Daëhan Kylegeçi ka luajtur në 27 pjesë nga 29 që kishte ky serial. Pas përfundimit të këtij seriali, në vitet 2005-2006, Kylegeçi ka luajtur rolin e Metin Briskut, në serialin “Hajduti–Polici”, transmetuar në të njëjtin kanal televiziv. Vepra që i ka dhënë vërtet popullaritet Daëhan Kylegeçit, ka qenë seriali “Vegim”, i cili filloi në vitin 2007, në të cilin ka luajtur për herë të parë si protagonist. Në serial ai ka luajtur rolin e Efe Kajgësëzit. Në fund të vitit 2009, Kylegeçi del nga skena e serialit në një aksident, por pas kërkesës së madhe të adhuruesve të tij, vendos të rikthehet. Ky serial ka përfunduar në 30 gusht 2011, në pjesën e 170-të të tij.

Në vitin 2013, ka marrë pjesë në konkursin “Të famshmit kundër Vullnetarëve”, në programin “Survivor”, xhiruar në  Panama, në drejtimin dhe modelimin e Axhun Ëllëxhallësë, transmetuar në Star TV, në të cilin ka filluar si pjesëtar i skuadrës “Të famshmit” dhe më pas, në zbatim të rregullave të lojës, ka kaluar në atë të “Vullnetarëve”. Në këtë konkurs të xhiruar në Panama, Kylegeçi ka qëndruar plot 12 javë.

Kurse në shtator të vitit 2013 ka filluar të luajë në serialin “Fatih”, një nga serialet me buxhetin më të madh në historinë e televizionit turk, i cili flet për jetën e Fatih Sulltan Mehmetit.

Për shkak të skenarit, Daëhan Kylegeçi nuk ka luajtur në pjesën e parë të serialit dhe i është bashkuar kastit të aktorëve në pjesën e dytë të tij. Ky serial është finalizuar në pjesën e tij të pestë.

Në serialin “Stina e qershive”, të transmetuar në FOX TV në sezonin e verës, në vitin 2014, Daëhan Kylegeçi, ka luajtur rolin e Mete Ujarit. Seriali “Stina e qershive” është finalizuar në 28 Nëntor 2015, në pjesën e 59-të të tij.

 

Nilperi Şahinkaya (Nilperi Shahinkaja) në rolin e Shejma Çetinit

Nilperi Shahinkaja (lindur më 23 shkurt 1988, në Senegal), aktore turke.

Nilperi Shahinkaja, ka lindur më 23 Shkurt 1988, në Senegal; shkollën fillore e kreu në Paris, kurse atë tetë vjeçare, në Bern. Nëna e saj kishte dashur ta quante Nil, por gjyshi i saj, kishte parë një ëndërr dhe kërkoi t’i shtonin edhe Peri dhe kështu, ajo u quajt Nilperi. Në vitin 2003 ajo u vendos në Ankara dhe në vitin 2006, përfundoi shkollën e mesme franceze  “Charles de Gaulle”. Kurse në vitet 2006-2010 studioi në Fakultetin e Muzikës dhe Arteve Skenike, në Universitetin  Bilkent. Babai i saj ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në faktin që ajo ka vizituar shumë vende, pasi ai është diplomat. Në vitet e shkollës, luajti në serialin me titull “Ylli i detit”. U diplomua me ekselencë. Në qershor të vitit 2010, u përzgjodh për të luajtur në serialin “Dhe koha kalon” dhe u vendos në Stamboll. Pasi luajti rolin e Mesudes, në serialin “Dhe koha kalon”, luajti rolin e Defnes dhe Sedefit, në serialin “I humbur”. Aktorja bëri bujë me rolin e Shejmas, në serialin “Stina e qershive”, si një nga protagonistët. Aktualisht, po luan si protagoniste në serialin “Të lutem, ndahemi!”, në rolin e Temuzit. Luan rolin e Hanit (Honey) në pjesën teatrale “Kush i trembet ujkut tradhtar?”, vënë në skenë në teatrin “Oyun Atölyesi” (Studio Teatrale), me regji të Hira Tekindorit dhe protagonistë Zerrin Tekindorin, Tardu Flordunin dhe Shykry Ozjëlldëzin.

Gossip

A keni pare sozine e Ajaz-it te Stines se Qershive?

Te gjithe i krahasojne, e mesa duket nuk kane faj sepse aktori turk ngjason si dy pika uji me Serkan Cayoglu ose Ajazin e “Stines se Qershive” . Tipare zeshkane dhe shikim te njejte. Por kush eshte ai ? Emri i tij eshte Çagatay Ulusoy, ai eshte nje aktor dhe model turk lindur me 20 Shtator 1990. Ka marre pjese ne seriale si : Anadolu Kartallari dhe Delibal, ne role kryesore!

Kush eshte Ozge Gurel? Fakte nga jeta e saj private

Aktorja turke e cila mori nje fame te jashtezakonshme, nga seriali “Stina e Qershive”, nuk eshte shume ndryshe nga Ejkyja nese flasim per jeten e sat te perditshme: e qeshur por dhe shume impulsive. Ozge Gurel ka lindur ne Stamboll, ku ka jetuar me familjen dhe ku ka frekuentuar shkollen e mesme dhe universitetin, duke qene se pasioni per aktrimin ka qene teper i madh, ajo vendos te marre leksione aktrimi. Ka luajtur ne shume seriale fiction si: (Tides Island, Ku eshte vajza ime, dhe Shekulli i mrekullueshem), derisa arrin suksesin me te madh me “Stinen e Qershive” ne te cilen ajo merr cmimin si aktorja me e mire ne vitin 2015.

Jeta private e Ozge Gurel

A eshte Ozge e lidhur? Ajo nuk flet kurre per jeten e saj private, dhe nese e pyesim a ka dike ne zemer, ajo preferon te mos ktheje pergjigje dhe te vazhdoje me pyetjen tjeter. Nese do ti hedhim nje sy instagramit dhe faqes se saj zyrtare ne Facebook ajo duket te jete single. Por mundesia tjeter mund te ishte qe “I dashuri” i saj(nese ka nje te tille) mund te mos doje te kete te beje me ate cka sjell fama, te qenit e njohur dhe e famshme.
Mbetet per te thene se dikush eshte vertete i rendesishme per Gurel, maçoku i saj.

Stina e Qershive – A janë Serkan Cayoglu dhe Ozge Gurel të lidhur në realitet? Ja cila është e verteta

Te gjithe e njohim historine e dashurise te Ajaz-it dhe Ejkyse, por te gjithe pyesim veten nese ka dicka te vertete  ndermjet tyre. Mesa duket cifti simpatik ka qene i lidhur per nje kohe te shkurter por me pas jane ndare dhe kete e ka zbuluar  Nuovo TV. Kohet e fundit aktori turk ka dhene intervista te shumta per   ilvicolodellenews por i pyetur rreth lidhjes se tij me Ozge ka preferuar te mos jape asnje pergijgje.

Serkan Cayoglu, tani edhe imazhi i Avon!

Kompania “Avon” (turqi) duket se ka zgjedhur pikërisht Serkan Cayoglu per parfumin e tyre me te ri, i cili eshte tashme ne treg per meshkuj i quajtur “Full Speed” dhe mesa duket te gjithe fansat e tij jane çmendur.
Ajaz eshte protagonisti kryesor ne serialin “Stina e Qershive”, i cili transmetohet ne platformen Tring. Ky i fundit po thyen te gjitha rekordet e shikueshmerise, jo vetem ne Shqiperi por ne mbare europen, duke e bere ciftin Ajaz&Ejky shume te dashur per publikun.

Ajaz-i i Stinës së Qershive : Raoul Bova turk ? Shikoni se çfarë kanë thënë mediat italiane!
Aktori dhe protagonisti i serialit turk “Stina e Qershive”, Serkan Cayoglu për momentin është sex symbol-i më i dashur jo vetëm për publikun shqiptar por edhe për atë italian. E kanë krahasuar madje me aktoret italianë si: Raoul Bova, Gabriel Garko apo Luca Argentero. Por kush është sekreti i Serkan Cayoglu, kush është gjëja e cila pëlqehet më shumë nga publiku?
Një aktor që ka lënë një shenjë të paharrueshme !

MOS E HUMBISNI: AJAZ-I, JA KUSH ESHTE DASHURIA E JETES SIME!

Cifti i protagonistëve të serialit pra, Ayaz dhe Oyku, është konsideruar si perfekt dhe i pamposhtur, në çdo këndvështrim. Ka pasur mjaft polemika nga publiku të cilët kanë frikë se ndoshta nuk do e shohin më aktorin bukurosh në ekran. Një tjetër polemikë është krijuar në lidhje me serialin e ri që po xhirohet, duke qenë se Serkan është pranë një femre tjetër e mesa duket, teleshikuesve nuk iu pëlqen kjo gjë, sepse janë dashuruar pas çiftit Ayaz & Oyku.
Emri i Cayoglu është përmendur kohët e fundit shumë edhe nga mediat dhe emisionet italiane, dhe thuhet se Ajaz-i mund të bëhet pjesë e emisionit “Uomini e Donne” i Maria De Filippi( një emision në të cilin personazhe të njohura të ekranit gjejnë njeriun tyre të zemrës), por kjo mbetet akoma për tu vendosur.

Ajaz, ja kush eshte Dashuria e Jetes Sime

Serkan Cayoglu do te jete aktori protagonist ne “Dashuria e jetes time”, nje tjeter sukses televiziv pas “Stines se Qershive, do te jete ndoshta dhe ne ekranin e Tring? Shume shpejt per tu thene kjo gje, por nese pasioni i Shqiptareve per Serkanin eshte aq i madh sa te krahasohet me dashurine e Pepa dhe Tristan, atehere ndoshta Tring mund te sjelle dhe suksesin e radhes te aktorit.

Aktori ka qene shume i dashur edhe per publikun turk dhe ata mezi presin qe rishohin ate ne ekranin turk. Mesa duket dëshira eshte plotësuar! Seriali me te cilin ai do te vije eshte “Dashuria e jetes sime”, ne te cilin ai interpreton nje burre ne kërkim te gjetjes se dashurise te jetes se tij, i cili nuk mund te jetoje ne paqe dhe i qete.

Do te vije me emrin Demir, dhe jo Ayaz, keshtu qe krah tij nuk do te shohim me Oyku (Ozge Gurel), por duket se do te gjeje nje dashuri pak a shume te ngjashme krah Gokce, e cila interpretohet nga aktorja bukuroshe dhe shume simpatike Hande Dogandemir. Dy protagonistet kryesore do te jene pra Demir dhe Gokce, te cilet do te bien ne dashuri me njeri tjetrin por duket se do tju duhet te perballojne shume gjera para se te mund te jetojne te lumtur sebashku.