Mes dy dashurish

Ne qender te serialit eshte Neriman. Ajo u rrit së bashku me Sinasin, dashurine e femijerise se saj, në Fatih nje lagje e varfer e Stambollit. Në anën tjetër, jeton Mexhit, nje djale i pashem i cili vjen nga shtresat e pasura te Stambollit modern…Nje perballje kulturash dhe vlerash, qe do te sjelle per audiencen vuajtjet qe shkakton dashuria. Bazuar ne novelen me te njejtin titull te autorit bestseller, Peyami Safa, seriali vjen si nje panorame e te gjitha kontradiktave dhe konflikteve te jetes dhe dashurise.

Neriman,eshte nje vajze e cila jeton se bashku me te atin dhe tezen e saj ne Fatih, lagje ne Stamboll. Ajo eshte rritur me vlera konservative. Ajo kurre nuk del pa lejen e te atit dhe tezes se saj, dhe vishet thjeshte. Ajo kurre nuk shkon kundra vullnetit te me te rriturve. Ne kete jete modeste dhe konservative, Neriman pasqyron te gjithe endrrat ne pikturat e saj.

Perpos pikturave te kendshme qe realizon, Neriman shpenzon gjithashtu nje pjese te mire te kohes me dashurine e femijerise, Shinasin. Shinasi eshte nje student universiteti qe studion per Muzike Trandicionale Turke. Ai luan muzike te vjeter dhe nuk di asgje tjeter jashte studimeve, veç Nerimanit. Sapo mbaron oret e studimit, ai le shkollen e shkon te takohet me Neriman.

Ne kete jete te zakonshme, Neriman kerkon dicka ndryshe. Ajo kerkon te shoh anen tjeter te Stambollit, ate qe kurre nuk e kishte vizituar me pare. Nje dite, ajo perplaset fare rastesisht me nje kusheriren e saj, Pelin e cila jetonte ne nje lagje te pasur me vlera moderne. Pelin e dinte qe Neriman ishte rritur me norma konservative dhe nuk mund te dilte mbremjeve jashte. Per ta vene ate ne siklet, Pelin e fton Neriman ne nje feste.

Neriman deshironte shume te shkonte ne feste por ajo e dinte qe ishte e pamundur. Babai i saj nuk do ta linte kurre te shkonte dhe Shinasi nuk do ta aprovonte kurre kete. Neriman donte vetem te provonte diçka te re; nje nate ndryshe do te ishte gjithçka ne jeten e saj. Ajo e dinte se pas marteses me Shinasin, nuk do ta kishte kurre shansin te shihte jeten moderne te Stambollit. Ja perse; ajo vendose te shkoje ne feste fshehurazi. Me ndihmen e mikes se saj te ngushte, Neriman shnderrohet ne nje Hirushe.

Ne feste, Nermina terheqe vemendjen e kujtdo me pamjen e saj te jashtme dhe pafajsine e shprehur ne fytyren e saj. Mexhit i cili eshte nje djale i pashem e i pasur terhiqet gjithashtu pas Nerimanit. Megjithate, ballafaqimi mes tyre shenon nje kthese te rendesishme.

Ne kete histori, do te zbuloni konfliktet e perjetuara nga nje vajze mes ideve lindore e perendimore. Ne kete drame, lokaliteti Fatih perfaqeson stilin Lindor te jetes (tradicional dhe konservator) ndersa lokaliteti Harbiye perfaqeson stilin perendimor (modern). A do te zgjedhe Neriman dashurine e femijerise se saj Shinasin dhe ti rikthehet jetes se zakonshme? Çfare ndodh mes Mexhitit dhe Nerimanit? A do te mund lavdia e jetes pasanike dhe moderne ta terheqe Nerimanin nga jetesa e saj konservative? A do te jetojne te lumtur Neriman dhe Mexhit pavaresisht prejardhjes se familjeve te tyre?

Kasta e aktoreve

Neslihan Atagül

Neslihan nis te shoqerohet me Kadir Doğulu, partnerin e saj ne serialin Mes dy Dashurish (Fatih Harbiye), ne Tetor 2013. Ata me pas u fejuan ne 28 Nentor 2015 e u martuan ne 8 Korrik 2016.
Neslihan Atagül ka lindur me 20 Gusht 1992 ne Stamboll, Turqi. Ajo eshte nje aktore turke. Ka bere debutimin e saj ne serialin televiziv (2006-10) dhe pas ka interpretuar ne filmin Araf (2011). Ne te njejtin vit ajo shfaqet ne serialin televiziv Canim Babam (2011). Ajo terhoqi vemendjen nderkombetare per rolet e saj ne Mes dy Dashurish (Fatih Harbiye) (2013-2014) dhe Kara Sevda (2015-2016), per te cilat eshte vleresuar maksimalisht nga kritika. Ajo vazhdon karrieren e saj ne film me nje rol ne Senden Bana Kalan se bashku me Ekin Koc (2013). Ajo eshte imazhi me I mire I markes nderkombetare “Pantene”. Neslihan numeron shume fansa, ne te gjithe boten, fale miresise, hirit dhe butesise qe e karakterizon. Edhe pse ne moshe te re ajo eshte nje nga aktoret me te mira Turke, duke lene pas shume aktore te tjera ne moshe me te madhe dhe me me shume experience, si Beren Saat dhe Tuba Buyukustun. Per shume njerez ajo konsiderohet si e ardhmja e kinematografise Turke. Neslihanit I pelqejne udhetimet dhe viziton shpesh Europen. Asaj I pelqen te luaj volejboll, te notoje, lexoje, te shikoje filma dhe shetise me kuaj. In 2007 dhe 2012 ajo perzgjidhet si aktorja e re me e mire ne “Altin Koza Film Festivali”. ne 2012, ajo perzgjidhet si Aktora me e mire e vitit ne “Tokyo Uluslararasi Film Festivali”.

kadir-dogulu

Kadir Dogulu ka lindur ne 19 Prill 1982 ne qytetin e Mersin, Turqi. Roli i tij i pare si protagonist eshte ne serialin Sekrete te vogla (Little Secrets), I cili nisi transmetimin ne Channel D ne 2010  e me pas u transmetua edhe ne Star TV. Me perfundimin e serialit ne fund te vitit 2011, ai nisi te hedh hapin e plote ne karrieren si aktor. Perpara se te niste seriali, ai kishte marre pjese ne klipin e kenges se Hande Yener’s Romeo. Me pas interpretoi ne nje tjeter serial te shkruar nga Gani Müjde ne Show TV. Ne serialin Mes Dy Dashurish (Fatih Harbiye) I cili nisi me pare ne Fox Tv per te perfunduar me pas ne SHOW TV, ai luan rolin e Mexhit. Megjithate. Ai eshte I vellai I Kemal Doğulu muzikant dhe stilist. Ai eshte I martuar me Neslihan Atagül.

Yunus Emre Yıldırımer

Yunus Emre Yıldırım (lindur me 5 Shkurt 19822) eshte nje aktor turk teatri, drame dhe filmi. Yunus Emre Yıldırmer, i cili ka lindur ne Sirt, ka perfunduar studimet e mesme dhe te larta ne Diyarbakır, per te kryer me pas te lartat ne Golden Horn University. Ka interpretuar ne Hatırla Sevgili, nje serial nga Melisa Özge Yıldırımer transmetuar ne 2007. Me pas ai interpreton ne serite filmike si Evimin Erkeği, Sardunya Sokağı, Ritmini Arayan Kalpler. Ai ka luajtur ne filmin Selam I cili u shfaq ne 2013-en ne rolin e nje mesuesi. Yunus Emre Yıldırımer vazhdoi gjithashtu karrieren ne teater dhe ne Fatih Municipality Theater Group. Nis te interpretoje ne shume role teatrale ku perfshihet edhe ai ne serialin “Mes dy Dashurish”. Ai luan rolin e Şinasit, duke ndare pozitat e protagonistit se bashku me Kadir Doğulu dhe Neslihan Atagül.