Profesionet e ministrave të rinj

Mund të quhet kabineti me dominance te juristëve. Gjashte prej ministrave të qeverisë Rama, janë diplomuar për Drejtësi si universitet të parë. Por të qenurit juristë, duket se nuk ka qene kriter i domosdoshëm per Edi Ramen per te lidhur formimin e tyre profesional me postet qe mbajnë. Juristeve Damian Gjiknurit e Ditmit Bushati iu është besuar përkatësisht dikasteri i industrisë dhe ministria e Jashtme. Profesioni i dyte qe ka nje pjese e konsiderueshme e kabinetit është ai i ekonomistit. Kater prej anëtarëve të kabinetit, kanë përfunduar universitetin ne këtë fushe. Edhe këtu Rama ka bere kapërcime te forta, duke ruajtur parimin e një kabineti jo teknik por politik: Ekonomistja Mimi Kodheli, ish-nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë është emëruar Ministre e Mbrojtjes    Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto është diplomuar për gjuhe te huaj, anglisht, e me pas ka bere kualifikime ne diplomaci. Shëndetësia është ne duart e informaticienit Ilir Beqja. Te njëjtën shkolle ka mbaruar edhe Milena Harito. Por kjo e fundit duket se është fiks ne ministrinë ku i shërben formimi i saj: ne ministrinë e Inovacionit. Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka përfunduar studimet për matematike ndërsa degën e elektronikës e ka ndjekur vetëm zv/kryeministri Niko Peleshi. Erion Veliaj dhe Klajda Gjosha kanë përfunduar studimet për Shkenca Politike. Ministrja e Turizmit, Eglantina Gjermeni ka studiuar për sociologji, ndërsa ministri i Bujqësisë afrohet me profilin e tij arsimor, për veterinari. Por me interesante ne gjithë listën e kabinetit qeveritar, është shkolla e artit qe ka kryer Edi Rama. I pari i qeverisë, është dhe i pari me universitetin më interesant. Studimet për pikturë dhe të qenurit artist që merret me politikë janë karakteristikat e kryeministrit që pritet të zyrtarizohet në shtator.




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com