Personat me aftësi te kufizuar

Personat me aftësi te kufizuar

Suela Lala qe prej tre muajsh është bere pjese e stafit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. E diplomuar ne Fakultetin e Drejtësisë ajo zotëron tre gjuhe te huaja, një nga te cilat anglishtja e ndihmon te punoje ne nje mënyre te veçante për shkak te paaftësisë për te lëvizur duart. Ajo komandon kompjuterin përmes zërit. Suela tregon se një person para dhe tetraplegjik, ka te gjitha mundësitë për te punuar, por shembullin e pare duhet ta japin institucionet shtetërore për integrimin e kësaj kategorie. Ne Shqipëri ka një ligj qe detyron çdo institucion qe punëson 24 persona, qe i 25 te jete me aftësi te kufizuar. Por deri tani rreth 70 persona te kësaj kategorie kane mundur te zëne nje vend pune. Ne Shqipëri ka 130 mije persona me aftësi te kufizuar, por edhe pse flitet dhe lobohet shpesh për te drejtat e tyre, ato vijojnë te jene te cunguara.




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com