Një landfill për Elbasanin

Një landfill për Elbasanin

Shumë shpjet ministria e Mjedisit do të fillojë ndërtimin e landfillit në qytetin e Elbasanit, i cili do të riciklojë të gjitha mbetjet e kësaj zone. Gjatë një takimi me ambasadoren belge në tiranë, ministri Mediu tha se ky projekt do të marrë mbështetje financiare nga qeveria e Belgjikës, ndërkohë që një pjesë tjetër e parave do të jepet nga shteti shqiptar. Gjatë diskutimeve me investitorët belgë në Shqipëri, Ministri Mediu i bëri thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë standardet mjedisore, duke theksuar se tashmë ka ardhur koha që vëmendja të përqendrohet në ndërtimin e impianteve të pastrimit të ujërave të zeza, sidomos për zonat turistike.