“Ndalohet ndryshimi i emrit”

“Ndalohet ndryshimi i emrit”

Avokati i Popullit ka kërkuar rishkim te dy urdhrave te fundit te Ministrisë se Brendshme duke i cilësuar si shkelje e te drejtave te njeriut. Njeri prej tyre ndalon kalimin per ne zonën shengen te çdo shtetasi shqiptar qe është depërtuar apo kthyer mbrapsht ne kufi sit e padëshiruar. Sipas ligjit te ri te gjendjes civile shtetasi ka te drejte te ndërroje emrin ne gjendjen civile nga mosha 18 deri ne 19 vjeç. Ndërsa ish te dënuarit për arsye sigurie nuk mund te shfrytëzojnë as rrugën e gjykatës për emër te ri. Shqetësimi i dyte i avokatit te popullit lidhet me urdhrin qe pengon personat e dënuar te ndërrojnë emrin ne gjendjen civile pasi fitojnë lirinë. Nga ana tjetër përfaqësues te ministrisë se brendshme te kontaktuar nga vizion plus deklarojnë se ndalimi i personave te depërtuar qe ne kufirin shqiptar, behet ne vazhdën e masave për marrëveshjen e liberalizimit te vizave. Sipas tyre shtetasi do te kthehet serish nga vendet e BE-se. Megjithatë ne këtë kategori rrezikojnë te hyjnë edhe çamet apo çdo qytetar tjetër qe shteti grek i ndalon te kalojnë kufirin si persona te padëshiruar.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com