Moti në Shqipëri dhe Evropë për Korrik-Gusht

Te gjithe ata qe kane planifikuar pushime ne 15 diteshin e fundit te korrikut apo edhe ne javet e par ate muajit gusht, ndoshta do te duhet te bejne gati nje plan alternativ pasi sipas parashikimeve i gjithe vendi do te pushtohet nga moti i paqëndrueshëm, me reshje te vazhdueshme shiu dhe ulje temperaturash. Megjithatë, ekspertet pohojne se pavaresisht motit kapricoz qe kemi përjetuar deri me tani dhe verës paksa te vonuar, kjo kohe eshte tipike per klimën qe ka Shqipëria. Megjithatë, stina e veres do te rikthehet me tiparet e saj tipike, me temperature te larta deri ne 40 grade e me diell përvëlues vetem ne 15 diteshin e fundit te gushtit. Mot me shi e renie e temperaturave eshte parashikuar edhe per Evropën. Nga Gjermania ne Republikën çeke e nga Zvicra ne Austri, moti do te rezervoje surpriza te pakëndshme per 15 dieshin e dyte dhe javët e para te muajit gusht. Situata me kritike parashikohet ne Prage, Gjermani por reshjet e shiut nuk do te kursejnë as vendet tona fqinje, Greqinë dhe Italinë. Temperaturat me te ulëta do te shënohen ne orët e mëngjesit ndërsa reshjet e shiut do te pushtojnë te gjithë Europen ne pikun e vapës, ne oret e drekës, duke i prishur planet te gjithë atyre qe kane menduar te pushojnë ne këtë periudhe.