Emri i bebes mbretërore

Lumturia në Pallatin Mbretëror

Çfarë emri do te kete princi i vogël i Britanisë se Madhe, kjo eshte kureshtja qe shoqëron tani nje pjese te madhe te britanikeve. Pasi eshte mesuar se dukesha e Kembrixhit Kate Midellton solli ne jete nje djale, tani te gjithe presin te mësojnë se si do te quhet trashëgimtari i fronit mbretëror. Nderkohe, Kejt ka kryer nje lindje normale dhe se bashku me fëmijën dhe me te shoqin princin Willian e kane kaluar naten ne spitalin “Shem Maria”. Gjate dites se sotme ajo do te lere spiatlin per t’u zhvendosur ne pallati mbreteore.  Femija gezon shendet te plote dhe peshon rreth 3,8 kg. Per disa dite me radhe jashtë Buckingham Palace mijëra njerez priten me akth lindjen e  trashëgimtarit, me shampanje dhe lule ne duar ata kane ata kane brohoritur kur nga pallati mbretëror është njoftuar lajmi I lindjes.  Ashtu siç eshte tradite, tashme jo vetem njerëzit e thjeshte kane uruar prindit e rinj por edhe krerët me te larte te shtetit. Kryeministri britanik David Cameron është shprehur se ky eshtë një moment i rëndësishëm në jetën e kombit, e mbi të gjitha, një moment i mrekullueshëm për një çift të ngrohtë e të dashur, të cilët janë bërë tashmë me një djalë të sapolindur. Ndërkohë, edhe Mbretëresha Elizabeth II është rikthyer menjëherë për në Buckingham Palace, duke hequr për pak kohë vëmendjen nga pushimet vjetore, të cilat, siç është bërë e ditur, tashmë janë prenotuar me kohë dhe nuk do të pezullohen.  Teksa dukesha le spitalin, sot pritet te kete një përshëndetje me të shtëna armësh  për të shënuar lindjen e Princit trashëgimtar.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com