Lugina e Ujqerve

Lugina e Ujqerve

Nje nder serialet televiziv me te ndjekur Turk, Lugina e Ujqve ngrihet mbi marredhenien Mafia-Shtet dhe ka ne qender te tij nje agjent kunderzbulimi Turk. Nje lugine e erret ne nje periferite e Stambollit eshte epiqendra e aferave ilegale pafund, nga ku gjeneroheshin cdo dite shuma marramendese parash.

Trafiku shtrihej nga shantazhet dhe kercenimet e njerezive, zhvillimin e kontrabandes, manipulimet e marreveshjeve qeveritare dhe deri tek tregjet e droges. Parate e konfiskuara nga njerez te pafajshem te komunitetit zinin gati gjysmen e te ardhures kombetare Turke. Kjo eshte Lugina e Ujqve.

Ali Candan, eshte nje agjent zbulimi turk i cili punonte per sherbimin sekret shteteror, KGT, urdherohet nga kapiteni i tij, Aslan Albey, te infiltrohet ne rradhet e mafias turke, te zbuloje planet e tyre dhe shkaterroje sistemin, cili kishte hedhur rrenjet thelle ne Turqi. Ali i nenshtrohet nje serie operacionesh plastike per te ndryshuar pamjen e tij, e per te mberritur tek nje identikit i ri, nen emrin Polat Alemdar.

Ali bashkohet me Sulejman Çakir, nje vrases brutal mafioz i respektuar nga koleget e tij dhe i njohur si burri i fjales. Njohurite e brendshme te Çakir te kombinuara me aftesite e Polat Alemdar, si nje agjent i miretrajnuar, krijojne nje partneritet perfekt, dhe te dy nisin rrugen per tu ngjitur ne shkallet e hierarkise se mafias turke. Qellimi i tyre ishte te futeshin ne “Keshillin e Ujqerve”, Organizata kryesore e boseve te mafias, rrethi i brendshem qe kontrollonte te gjithe organizatat e fshehta, e qe udhehiqej nga Baroni dhe biznesmeni i suksesshem Mehmet Karahanli. Gjate rruges Ali do te humbase shume nga miqte dhe aleatet e tij, dhe ne operacion e siper ai zbulon se ishte djali i fshehte I Karahanlit, i rrembyer nga Aslan Akbey ne nje jetimore kur ai ishte vetem 3 vjeç.

Pas shume peripecish, Polat Alemdar ia del te behet Baroni i Mafias, duke i dhene keshtu mundesine e shkaterrimit teresisht te Keshillit te Ujqerve. Pasi perballet me lidhjet nderkombetar te keshillit perfshire Ruset dhe me armiqte e tyre (Sharon Stone dhe Andy Garcia, te perfshire si personazhe ne episodet e fundit), ai ia del te mposhte mafian. Polat meson se biznesmeni i suksesshem Mehmet Karahanli eshte i ati. Memati eshte miku besnik i Polat, pas vdekjes se Çakir, Memati behet edhe besnik ndaj Polat. Abdulhey dhe Erhan mberrijne pas Memati ne ndihme te Polat per shkaterrimin e mafias Turke.

Kjo eshte historia ne te cilen shteti perpiqet te shkaterroje mafia me armet e saj devijimin e ligjit: duke kerkuar shtigjet brenda sistemit. Lugina e Ujqerve u shnderruar ne nje serial hit per referencat e tij tek politika turke, shperdorimin e sensibilitetit social ne emer te patriotizmit, dhe skenat e pashembullta te dhunes qe perfshijne vrasjet dhe torturat ne television. Sipas medias turke, personazhi kryesor i serialit Polat u admirua se tepermi nga te papunet dhe te rinjte e pashprese ne mbare Turqine. Kulti i tij, u ngrit aq shume saqe shume te rinj preferuan ta nderronin emrin e tyre ne Polat Alemdar.

Vleresime

Lugina e Ujqerve, eshte nje nder serialet me popullor turk, i cili ka shenuar shifra rekord audience krahasuar me serialet e tjere televiziv dhe eshte cilesuar si nje nder serialet me numrin me te madh te shikuesve te grumbulluar gjate shfaqjes se pare, ne historine e kinemase turke.

Polemikat

Titulli, sipas shtypit turk, evokon figura mitologjike nga nje histori mjaft e dashur per nacionalistet, ate te nje ujku te vetmuar qe udhehoqi turqit nga lugina e Azise Qendrore, nga ku ata ishin zene rob…

Nje nga episodet e serialit Lugina e Ujqerve, Prita, ku pershkruhet sesi agjentet izraelit te MOSSAD-it spiunojne brenda kufirit Turk dhe rrembejne bebet Turke, eshte kritikuar gjeresisht nga qeveria dhe media izraelite. Refuzimet e qeverise Turke per te reaguar ndaj kerkeses se Izraelit per me teper censure mbi serialin kontribuan ne nje ftohje me te thelle ne marredheniet mes dy vendeve, te cilat kulmuan me terheqjen e Ambasadorit turk ne Izrael, Ahmet Oguz Celikkol pas nje takimi diplomatik te diskutueshem me Zv.Ministrin e Jashtem Izraelit, Danny Ayalon ne Janar te 2012




  • indrit kaboci

    film i papam me i miri qe kam pa