Lotaria amerikane online

Nëse deri dje keni paguar para për të aplikuar në lotarinë amerikane, këtë gjë mund ta bëni pa para në shtëpi, zyre apo nga një qendër interneti. Por, çfarë rruge duhet ndjekur për të aplikuar në këtë lotari, në mënyrë që të shmangin pagesat që varjojnë nga 500 deri në 1500 lekë të rinj? Hapi i pare është fotografia. Pasi keni bere një të tille me përmasat 600 me 600, sikurse përcaktohet në udhëzuesin që gjendet në faqen e ambasadës amerikane, duhet të futeni në këtë adrese:  https://www.dvlottery.state.gov Në këtë seksion të faqes zyrtare të internetit, në Departamentin Amerikan të Shtetit, hapni formularin. Në të do t’ju shfaqen vendet bosh për të plotësuar të dhënat tuaja personale, nga emri, mosha, gjinia e deri te adresa ku banoni aktualisht. Pasi të plotësoni formularin, ne mënyrë automatike do t’ju shfaqen të dhënat tuaja të cilat duhet t’i verifikoni para se të Beni hapin tuaj final. Në fund të aplikimit online, secili prej qytetarëve që synon të shkoje në SHBA, pajiset me një kod personal. Përmes tij qytetaret do të mund të verifikojnë pas disa muajsh nëse janë fitues apo jo. Vitin e kaluar kane aplikuar gjithsej 70 mijë qytetarëe, nga të cilët janë përzgjedhur 2000 vetë. Këta të fundit i nënshtrohen një faze të dytë. Aplikimet online për lotarinë amerikane vijojnë deri mesditën e 2 nëntorit, sipas kohës lokale të SHBA-së. Por, ambasada amerikane këshillon qytetarët që të aplikojnë sa më herët, pasi mund të ketë mbingarkese në faqen e internetit.