Lëndet kimike në Shqipëri

Ndërsa Shqipëria po shihet gjithmonë e me shume si destinacion i asgjësimit të armeve kimike te Sirisë, ende nuk ka përfunduar eliminimin e lendeve te saj kimike. Ne këto pamje te repartit ushtarak ne Qafëmolle, duken specialistet e Ministrisë se Mbrojtjes qe vijojnë punën me lendet kimike. Ato janë te depozituara ne fuçi ngjyre blu dhe janë rreth 80 ton. Ne vitin 2008 vendi ynë u shpall i pari, qe arriti te asgjësoje lendet helmuese luftarake me një iniciative te senatoreve amerikane Lugan dhe Noon, por me dhjetëra tone te tjerë ishin te shpërndare ne laboratorë dhe depo ushtarake. Sipas inxhiniereve kimike, debati për sjelljen e armeve kimike ne Shqipëri, nuk është thjesht ne nivel hamendesimesh. Sipas ish-drejtorit te laboratorit te ushtrisë, Memush Abili ajo qe është ende ne diskutim është sasia qe do te vije ne vend nga 1300 ton arme qe mendohet se janë ne total. Por sipas profesor Abilit, Qafmolla dhe asnjë nga repartet ushtarake ne vend, nuk ka as kapacitetet dhe as infrastrukturën për te asgjësuar armët e Sirisë. Por përveç përfitimit ekonomik, cila është arsyeja tjetër qe e shtyn Shqipërine drejt kësaj iniciative? Pese vjet me pare asgjësimi i armeve kimike te Shqipërisë, nuk u shoqërua me ndonjë incident. Por ne ofruam vetëm vendin ku u be demilitarizimi, çdo lloj veprimi tjetër mbajti firmën e ndërkombëtareve. A mund te asgjësojmë ne pa pasoja qindra tonet e armeve te Sirisë? Askush nuk di t’i japë kësaj pyetje një përgjigje te sakte, por ajo qe dine me siguri specialistet e fushës, është se vendimi nuk duhet te jete thjesht dhe vetëm politik.