Kukësi-Sarajevo sonte në “Qemal Stafa”

Kukësi do te përballet sot ne “Qemal Stafa” me skuadrën boshnjake te Sarajevos ne takimin e pare te vlefshëm per raundin e dyte kualifikues te Uefa Europa League. Skuadra e Armando Cungut ka realizuar objektivin e kalimit ten je turi, ndërsa kërkon te shkruajë historinë per te vazhduar me tej aventurën evropiane, si i vetmi ekip shqiptar, qe vazhdon ne kete kompeticion per këtë sezon. Pasi kane kaluar estonezet e Flora Talin ne turin e pare, kuksianet do te tentojnë surprizën edhe pse përballë tyre tashme është nje skuadër me e forte si Sarajevo. Per kete arsye presidenti i skuadrës Safet Gjici ka vene nje premio prej 100 mije euro ne rast se Kukësi do te kaloje edhe këtë raund. Mungesa e vetme per ekipin shqiptar eshte Musolli ndersa Kukësi duket se eshte forcuar ndjeshëm kete sezon me ardhjen e Karabecit dhe ganezit Adams. Kuksianet priten te luajnë me nje formacion 4-1-3-2 me Halilaj ne porte , Peqini, Brahja, Malakarne dhe Hallaci ne mbrojte ndersa Karabeci do te luaje përpara tyre. Mesfusha do te perbehet nga Progni, Alikaj dhe Hoxha ndersa dyshja ofensive eshte Allmuca-Popovic. Takimi pritet te ndiqet nga nje numer i madh tifozësh ne stadium per te përkrahur skuadrën e tyre te zemrës. Takimi do te luhet ne oren 19:30 dhe per te gjithe te apasionuarit e futbollit ajo do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne Vizion Plus dhe platformën “Tring”.