Karriera

Nëse jeni të çmendur pas botës së televizionit dhe ëndrra juaj është të punoni në një prej kompanive më të mëdha e më të mirënjohura shqiptare, atëherë kushtojini vëmendje kësaj faqeje pasi herë pas herë do ju njohim me pozicione vakante pranë Vizion Plus.

Detajet e pozicioneve vakante dhe karakteristikat e aplikantëve do të specifikohen imtësisht, bashkë me periudhën e aplikimit dhe kontaktin përkatës. Kliko per me shume

Vend i lire pune ne pozicionin Sekretare

Përshkrimi shkurt i pozicionit:

  • Pritja dhe përcjellja e çdo personi që hyn në televizion, dhe adresimi i duhur tek personat pritës.
  • Koordinimi i logjistikës në përputhje me nevojat e departamenteve brënda televizionit.
  • Pritja e çdo telefonate dhe adresimi i saj tek personi apo departamenti i kërkuar.
  • Mbarëvajtja dhe koordinimi i punës së përditshme dhe ekzekutimi i detyrave dhe pergjegjësive

Aplikantët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Të ketë mbaruar studimet e mesme.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në programet (Excel, Word, Powerpoint).
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane.
  • Të jetë një lojtare ekipi shumë e mirë dhe të ketë aftësi komunikuese të shkëlqyera
  • Të ketë eksperiencë pune minimalisht 2 vjet në fusha të ngjashme.
  • Te jete i/e disponueshëm/e për të punuar edhe jashtë orarit zyrtar të punës, në rastet specifike kur kërkohet.
  • Mosha e preferuar nga 23 – 33 vjeç.

Të interesuarit luten të paraqesin CV e tyre të shoqëruar me fotografi në info@vizionplus.tv ose ne adresen ne facebook
Aplikimet janë të hapura për tu dërguar deri më datën 15/09/2017.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.