Kaos ne rrugën Pogradec-Lin

Kaos ne rrugën Pogradec-Lin

Punimet ne mes te ditës ne segmentin rrugor Pogradec-Lin kane shkaktuar kaos ne trafik. Qe prej një jave, pasagjeret qe udhëtojnë ne këtë aks, bllokohen për afro dy ore, ne afërsi te fshatit Piskupat ku për zgjerimin e rrugës po shemben pjese nga faqja e malit. Edhe drejtues te Bashkisë se Pogradecit, thonë se kryerja e punimeve gjate ditës ne këtë periudhe, po  sjell ndikim negativ për turizmin. Punimet ne aksin Pogradec-Lin me gjatësi 22 km kane nisur dy vjet me pare dhe sipas projektit duhet te përfundojnë me 6 qershor, por ne shume vende nuk është hapur ende traseja. Veç vonesave për mos përfundimin ne kohe te  investimit, drejtuesit e komunës Udenisht përgjatë se cilës kalon ky segment, janë ankuar edhe për betonizimin e bregut te liqenit. Sipas tyre duhej te ndiqej një tjetër trajektore për rrugën.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com