Kandidatët e PS-së në Lezhë

Turi i prezantimit të kandidatëve të Partisë Socialiste u ndal në Lezhë, këtë herë me pretendimin për të dalë me 4 mandate në këtë qark, 1 më tepër se zgjedhjet e 2009. Lideri i opozitës Edi Rama shprehu përbuzjen, siç tha ai, për një tradhtar si Gjovalin Kadeli i cili erdhi katër vjet më parë në parlament me votat e socialistëve dhe sot u ka kthyer kurrizin. “Socialistët dhe progresistët e Lezhës duhet tia tregojnë tradhtarit Gjovalin Kadeli se nuk janë sic thoshte ai delet e tij që i çonte nga të donte dhe se o do ishte ai aty ku donte ose delet do ti merrte me vete si të donte dhe për ku të donte sepse socialistët dhe progresistët njerëzit e zakonshëm të këtij qyteti të këtij rrethi dhe këtij qarku mund të jenë të varfër mund të jenë të papunë, mund të kenë nevojë edhe për bukën e gojës por nuk ka mëkat më të madh se sa të përpiqesh ti tërheqësh zvarrë me bukën  e gojës sic ka 4 vjet që i tërheq Sali Berisha ose sic kujton se do i tërheqë Gjovalin Kadeli.” Rama ftoi lezhjanët, por edhe gjithë shqiptarët që në 23 qershor pavarësisht bindjeve partiake, nëse nuk duan ti shtohen sipas tij ushtrisë 1 milionëshe të të papunëve të votojë PS. “Sali Berisha është më e lehta, ne do ta mundim në 23 qershor. Por unë ju siuroj se do të mundim me radhë varfërinë, papunësinë, do të mundim analfabetizmin, do të mundim errësirën që u del përpara të gjithë të rinjve dhe që i detyron që ta shikojnë të ardhmen vetem jashtë vendit të tyre dhe mbi të gjitha ne do të kthejmë vlerën e tokës së bukës dhe respektin për tokën e bukës, duke bërë që familjet që jetojnë në fshatë të mund të jetojnë normalisht përmes tokës së tyre, përmes prodhimit, përmes punës së tyre dhe të ndjehen krenarë që fitojnë me punë të ndershme”. PS në Lëzhë kandidon me të parën në listë, Mimi Kodheli, e pas saj renditen Armando Prenga, Arben Ndoka që kandidon rishtas, si edhe Ndrec Dedaj.




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com