Ikonat, burg dy të akuzuarve

Mbeten ne burg te akuzuarit për trafik te veprave te artit. Duke e konsideruar te drejte arrestimin e tyre nga policia, gjykata dha te njëjtën mase, burg pa afat, edhe për Arben Spahon. Pas seancës qe u mbaj me dyer te mbyllura, avokati i Gjergji Thimos, Qazim Gjonaj deklaroi se klienti i tij nuk është trafikant, por koleksionist, i cili ka grumbulluar ikonat ne përputhje me ligjin dhe nuk i ka fshehur asnjëherë ato. Ndërsa avokati i Arben Spahos, Myrteza Myftaraj, pretendoi gjithashtu se Spaho nuk është trafikant. Sipas tij, ikonat e gjetura ne shtëpinë e te arrestuarit, i ishin dhëne atij nga Gjergji Thimo, pasi ky i fundit i kishte disa para borxh. Pjese e operacionit te policisë ka qene edhe prangosja e Artan Koçiut, mbrëmjen e te enjtes si pjese e rrjetit. E ndërsa për te arrestuarit tashme eshte marre vendimi, ne galerinë kombëtare te arteve do te qëndrojnë te ekspozuara për publikun deri ditën e diele, një pjese e objekteve qe u sekuestruan nga policia. Grupi i eksperteve beri te ditur se numri i sakte i këtyre objekteve është 477, prej te cilave 106 cope jane ikona qe datojnë nga shek 16 deri ne shek 20. Per ministren Kumbaro, situata nxori ne pah problematiken me rregullat e regjistrimit dhe inventarizimit te pasurive kulturore. Nga ana tjetër, grupi i eksperteve, nuk bën me dije për shkak te sekretit hetimor, se sa prej këtyre veprave jane ne pronësi te Gjergji Thimos, pra kane pasaporte. Nje tjeter grup me specialiste te institutit te monumenteve, pritet te përcaktoje autoret dhe rëndësinë e ikonave.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com