“Freedom House” : Liria e medias, e pjesshme

“Freedom House” : Liria e medias, e pjesshme

Shqipëria ka bere përparim sa i takon lirisë se medias, por mbetet ne kategorinë e vendeve me liri te pjesshme. Ky ka qene konkluzioni i indeksit per lirine e shtypit ne bote, te publikuar se fundmi nga organizata “Freedom House”. Ne këtë dokument vendi yne renditet ne pozicionin e 96 nga 197 vende, me dy pike me shume se vitin e kaluar. Por duke folur ne nje interviste per “Zerin e Amerikes”, drejtorja e projektit për lirinë e shtypit në kete organizate, Karin Karlekar tha se ne Shqipëri ka ende ndërhyrje te politike ne median e lire. “Rezultati i Shqipërisë e vendos vendin pa mëdyshje mes vendeve me liri të pjesshme prandaj mendoj se do të duhej të bëheshin ndryshime madhore për të kaluar në kategorinë e vendeve me media të lirë. Do të duheshim më shumë reforma ligjore, më shumë liri informimi një ambient më i hapur rregullator, si edhe më pak ndërhyrje politike në përmbajtjen e medias dhe në ambientin ekonomik. Pra ka probleme në të gjitha aspektet, që po e frenojnë Shqipërinë. Ne shpresojmë që Shqipëria të vazhdojë në trajektoren pozitive që vihet re këtë vit.” Sa i takon Kosovës, liria e medias ne vendin fqinj ka pësuar renie me katër pozicion duke u gjendur ne vendin e 102.




  • adi

    Liria e medias si mund te jete kur nuk behen emisione investigative ,te behen edhe emisionne dokumentare per fene ,per mrekullite ne Medjugorje ,gazetaret te jene te papolitizuar, dhe po ashtu kanalet televizive, e