Votimi

Procedura e votimit

 

Kodi i votimit per seicilin nga ciftet eshte: VIP_(hapesire)_Numri i çiftit

 

Numri i votimit:

51115              –          Per Shqiperine

55666              –          Per Kosoven

 

Votimi i jurise:

  • Juria perbehet nga 4 anetare dhe voton gjithmone pas performances se ciftit konkurrues
  • Seicili prej anetareve te jurise ka ne dispozicion nje numer pikesh nga 1 deri ne 10, ne total piket maksimale qe mund te marre nje cifti gjate mbremjes nga votimi i jurise eshte 30.
  • Pas perfomances se te gjithe cifteve konkurrues gjate mbremjes, behet renditja e tyre sipas pikeve te marra nga votimi i jurise, dhe cifti qe ka grumbulluar me shume pike vleresohet me pike te barabarta me numrin e cifteve pjesmarres ne mbremje, ndersa cifti qe ka grumbulluar me pak pike vleresohet me 1 pike. Keshtu psh. nese jane 7 cifte ne gare, cifti qe ka grumbulluar me teper pike nga votimi I jurise vleresohet me 7, cifti pasardhes me 6 e keshtu me rradhe.
  • Nese pas votimit te jurise, ka cifte me numer te barabarte pikesh, cifti qe vjen menjehere pas tyre vleresohet me piket e cifteve ne barazim minus numrin e cifteve ne barazim. Keshtu psh. nese kemi dy cifte te vleresuar me nga 7 pike, cifti i trete pas tyre vleresohet me 5 pike.

 

Votimi i publikut:

  •  Publiku voton permes sms-ve me short kodin dhe numrat e percaktuar per Shqiperine dhe Kosoven.
  • Votimi qendron i hapur pergjate gjithe javes. Ai do te mbyllet ne fund te performancave te mbremjes.
  • Pas perpunimit te rezultateve behet renditja e cifteve sipas sms-ve te grumbulluara nga votimi i publikut, dhe cifti qe ka grumbulluar me shume sms vleresohet me pike te barabarta me numrin e cifteve pjesmarres ne mbremje, ndersa cifti qe ka grumbulluar me pak sms do te vleresohet me 1 pike. Keshtu psh. nese jane 7 cifte ne gare, cifti qe ka grumbulluar me teper sms nga votimi i publikut vleresohet me 7, cifti pasardhes me 6 e keshtu me rradhe.
  • Nese pas votimit te publikut, ka cifte me numer te barabarte sms-sh, cifti qe vjen menjehere pas tyre vleresohet me piket e cifteve ne barazim minus numrin e cifteve ne barazim. Keshtu psh. nese kemi dy cifte te vleresuar me nga 7 pike, cifti i trete pas tyre vleresohet me 5 pike.

Piket e jurise dhe publikut mblidhen se bashku per te dhene totalin e pikeve mbi te cilat do te percaktohet dhe renditja perfundimtare. Cifti me me pak pike te grumbulluara, do te jete dhe cifti i eleminuar i mbremjes.

Gjate nates se 1-re nuk do te kete eleminime, por piket e marra gjate kesaj nate do tu shtohen pikeve te neteve pasaradhese per te arritur ne rezultatin perfundimtar.

 

 

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial