Suela Konjari – E eleminuar

September 24th, 2015 | by dancing
Suela Konjari – E eleminuar
Personazhet VIP
0

Suela Konjari eshte nje aktore e njohur shqiptare. Mbaron studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) në vitin 1987. Roli i saj i parë në skenën e Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) do të jetë roli i Norës në dramën “Nata me hënë” e Edmond Budinës në vitin 1989. Më tej do të vazhdonin edhe shumë role të tjera si psh. roli i Mizës në komedinë “Oportunesku” e Teodor Mushateskut, roli i Vajzës së Kryetarit të Bashkisë në komedinë “Ne të gjithë këndonim Margaritën” e Bashkim Hoxhës etj. Roli i saj më i fundit në skenën e Teatrit Kombëtar është roli i Madam Paçes në komedinë “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” e Luixhi Pirandelos.

Në kinematografi roli i saj i parë do të jetë roli i notares në filmin “Në prag të jetës” në vitin 1985 kur ajo ishte ende studente. Ka interpretuar në 6 filma artistikë.
Suela Konjari është motër e mexosopranos së njohur Manjola Konjari.

Share this:

Like & share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial