Rreth spektaklit

Rreth spektaklit

Nje patente e BBC Worldwide. Nje megashow qe sjell personazhet “VIP” ne nje tjeter dimension me te cilin nuk jemi ndeshur ndonjehere. Protagoniste te spektaklit do te jene personazhe te skenes, politikes, ekranit, shoqerise civile etj. 12-te cifte konkurrente te perbera nga nje personazh Vip dhe nje balerine profesionist, do te konkurrojne per 12 jave ne displina te ndryshme te kercimit modern.

Nje show qe ka thyer rekorde audience ne SHBA, Britanine e Madhe, Itali etj, e qe ne 4 edicionet e meparshme shenoi nje rekord absolut audience edhe ne Shqiperi. Nje prodhim i Vizion Plus.

Netët e konkurrimit

Spektakli i madh i perjavshem i cili do te zhvillohet ne nje skenografi te nje salloni mondan por me elemente tejet modern dhe plot shkelqim. Nen vezhgimin e nje jurie prestigjioze, me 4 anetare, e cila ndjek, komenton dhe gjykon perfomancat e mbremjes, pjesëmarresit ne gare do te performojne nepermjet tyre me materialet e pergatitura nga koreografet ne disiplina te ndryshme kercimi. Por gjykimin I jurise do te jete vetem 50% e vleresimit, gjysma tjeter I takon publikut I cili me voten e tij mund te permbys gjithcka. Ka qene pikerisht pjesemarrja aktive e publikut, nje nga arsyet qe I ka dhene fame dhe sukses ketij formati. 2 ciftet me pak te votuara nga Juria dhe Publiku, kalojne ne “dance off”, ku u duhet te garojne per te mos u eleminuar dhe per rrjedhoje per te mos humbur te drejten per fitimin e cmimit final.

Provat ditore

Kamerat do të jenë të vendosura në 2 salla moderne provash baleti. Cdo ditë në VIZION PLUS do të transmetohet një përmbledhje e momenteve më të rëndësishme dhe interesante nga provat e cdo dite. Kjo përmbledhje do të jetë pjese e reality show-t të këtij formati të njohur televiziv. Do të jetë e konceptuar në formën e një telenovele të xhiruar në kohë reale. Përmbledhja do të zgjasë 25 minuta. Do të jetë e ndarë në tre pjesë me dy ndërprerje publicitare ne mes të saj.

Post-Dancing

Intervista, pamje ekskluzive dhe debat me publikun do të jene pjese e diskutimit cdo të martë, nje dite pas nates gala, në ekranin e Vizion Plus. Formati do të jetë i ndarë në 4 pjesë me tre ndërprerje publicitare, ku do të ndërthuren:

  • Intervista me ciftet konkurrente
  • Pamje nga provat gjenerale
  • Forum interaktiv me fansa
  • opinione dhe komente të publikut të zgjedhur në studio (me familjare, të afërm dhe adhurues të personazheve VIP në garë)

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial