Juria e Dancing with the Stars 6

1299342254-elir_shaqiriIlir Shaqiri – Kryetar i Jurise

Lindur ne Tirane me 12/04/1973. Qe nga 1993, banon ne Itali. Diplomuar Shkelqyeshem Ne Akademine Kombetare te Dancit ne Tirane. Ilir Shaqiri është një nga simbolet e baletit shqiptar në Itali. Dhe historia e tij ngjason me atë të kolegëve bashkëkombas që kanë zgjedhur të jetojnë e të punojnë në Itali. Por jo në kuptimin e gomoneve dhe historive që përlotin adoleshentet italiane me dramaticitetin e tyre. Nga programet televizive që katapultuan në rrugën e famës dhe të suksesit të rinjtë shqiptarë, ai u shndërrua në një sex-symbol për shumë breza italianësh duke bërë që këta të fundit të zbulojnë një anë të re të shqiptarëve që më parë nuk njihnin. Ilir Shaqiri bën pjesë në grupin e pikërisht atyre shqiptarëve të cilëve u takoi barra e rëndë të çajnë përpara në një vend të huaj në profesionin e tyre e njëkohësisht të jepnin e të merrnin me periudhën më të vështirë të shqiptaro-fobisë italiane, duke e pasur këtë fillimisht si pengesë e më pas si flamur, si sfidë për të motivuar jetën e tyre mediatike. Dhe rezultati ishte i admirueshëm.

 

 

Ema Andrea

Ema Andrea – Anetare e Jurise

Ema Andrea u lind më 18 gusht 1971. Aktore në teatër dhe pedagoge në Akademinë e Arteve. Ka disa interpretime në teatër dhe film. Gjithmonë e angazhuar pranë teatrit, aktorja Ema Andrea ka treguar se mbetet një emër i pëlqyer për publikun. Me rolin e saj si Melinda Strit në komedinë “Dikush i famshëm”, e cila u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar, aktorja mori jo pak vlerësime, duke shënuar kështu një tjetër sukses në jetën e saj si aktore. Por në teatër aktorja Ema Andrea nuk mungoi dhe në premierën e shfaqjes “Edipi Mbret”, një tjetër angazhim artistik që e solli sërish aktoren e talentuar para publikut. Aktore në teatër dhe pedagoge në Universitetin e Arteve, sot Ema Andrea ka një karrierë që i ka falur plot momente të bukura. Ema Andrea tregon ka pëlqyer gjithnje komedine elegante, jo banalitetet dhe dramat ekstreme. Sipas saj, në të dyja rastet të gjesh fillin e hollë të elegancës, të profesionalizmit. Në jetën e saj artistike, Ema Andrea është një nga aktoret ku suksesi i saj qëndron në të qenit ndryshe nga të tjerët. Pëlqehet për mënyrën sesi interpreton dhe sjell në skenë personazhin. Ne edicionin e katert te Dancing with the Stars, ne cilesine e anetares se jurise, spikati jo thjesht per batutat dhe argumentat e goditur, por edhe per perfomancat me aparencen e saj. Rikthehet serish ne po te njejtin rol ne edicionin e 6-te.

 

A.Kacinari

Alfred Kaçinari – Anetar i Jurise

Alfred Kaçinari ka lindur në Tiranë, Shqipëri, më 19 nëntor 1959. Shkollën e mesme e ka kryer me rezulate të shkëlqyera në gjimnazin “Qemal Stafa” në Tiranë. Ka përfunduar studimet universitare në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, i diplomuar në degën e kompozicionit.
Prej vitit 1993 punon në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Këtu ka mbuluar detyra të: redaktorit të muzikës, Drejtor i Departamentit të Programacionit të Radio Tiranës, Drejtor i Departamentit të Krijimtarisë muzikore, Drejtor artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH,Producent muzikor, Drejtor Artistik i festivalit “Këngët e Stinës”, festivalit “ Hit Fest”, Konsulent Artistik dhe Drejtor Artistik i disa Festivaleve të Këngës në RTSH dhe prej shumë vitesh është një ndër drejtuesit kryesorë të veprimtarive më të spikatura muzikore të Radio Televizionit Publik Shqiptar, ku vazhdon të punojë dhe sot në detyrën e producentit muzikor.
Është një ndër kompozitorët dhe orkestruesit më të shquar dhe aktivë të muzikës së lehtë shqiptare, autor i shumë këngëve, qindra orkestrimeve dhe përpunimeve që janë paraqitur në festivalet e veprimtaritë më të dallueshme të muzikës së lehtë shqiptare, pjesëmarrës në shumë festivale, konkurime e veprimtari të rëndësishme të muzikës shqiptare. Eshtë vlerësuar vazhdimisht nga kritika për profesionalizmin dhe origjinalitetin në krijimtarinë e tij.

Drejtues i shumë veprimtarive të rëndësishme të muzikës së lehtë, ku shquhen festivalet e këngës në RTSH, ciklit televiziv “ Ethet” cikël i cili,i solli skenës shqiptare një brez këngëtarësh që tashmë kanë arritur nivelet më të larta të interpretimit e të suksesit, festivalet “ Këngët e Stinës” në RTSH apo sezonet koncertore të Orkestrës Simfonike të RTSH, etj.
Në tetor të vitit 2011 është dekoruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri i Artë” me motıvacıonın “për kontribute të veçanta në zhvillimin e muzikës së lehtë shqiptare në drejtimin e kompozimit e orkestrimit duke ndikuar në rritjen e cilësisë artistike dhe përafrimin me prirjet e muzikës bashkëkohore europiane” .
Në korrik 2012 është vlerësuar nga këshilli bashkiak i qytetit të Shkodrës me titullin “ Mirënjohja e qytetit” për kontributin e tij në zhvillimin e festivalit Kombëtar të këngës që mbahet në këtë qytet.

 

 

 

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial