Dorina Mema – Fituese e Edicionit te 6-te

September 24th, 2015 | by dancing
Dorina Mema – Fituese e Edicionit te 6-te
Personazhet VIP
0

Dorina Mema – Fituesja e Edicionit te 6-te te Dancing with the Stars Albania

Dorina Mema, trupi me i bukur i Bodybuilding, një vajzë e cila karrierën e saj e ka ngritur tek besimi në vetvete dhe ambicia profesionale. Prej shumë vitesh ajo ka investuar personalisht në pasionin e saj, por asnjëherë Mema nuk ka harruar që të ngrejë flamurin shqiptar në garat përfaqësuese. E stërvitur, trajnuar dhe mbështetur nga Federata që drejtohet nga Rando Kukeli, Dorina Mema pjesë të gëzimit të kësaj fitore që mban era dinjitet bën gjithë ata njerëz që besuan në të, ata që e kanë mbështetur ndër vite dhe padyshim të bijën, e cila është edhe motivi kryesor që ia bën jetën më të bukur. Pjesë e disa evenimenteve kombëtare e ndërkombëtare, me disa trofe te fituar, eksperiencën e fundit në “Wabba – World Championship” Mema e konsideron unike jo vetëm për faktin se për herë të parë u shpall fituese e “The best muscle doll”, por sepse në gjithë atë sallë të madhe rrethohej nga profesionistë të vërtetë, duke filluar nga konkurrentët, të ftuarit special, e deri tek anëtarët e jurisë.

Share this:

Like & share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial