Albatros Rexhaj – I eleminuar

September 9th, 2015 | by dancing
Albatros Rexhaj – I eleminuar
Personazhet VIP
0

Albatros Rexhaj është shkrimtari më i spikatur i gjeneratës së re të shkrimtarëve shqiptarë, i njohur gjerësisht dhe i dashur për lexuesin mbarëshqiptar.

I lindur në Prizren, më 1975, banues në Prishtinë, ndërkohë që lëvron fushën e letrave në relacionin Prishtinë – Shkup – Tiranë. I botuar nga Rizzoli në Milano, Dudaj dhe Pegi në Tiranë, Albatrosi shquhet për prirjen e tij të përhershme për të qenë vazhdimisht jashtë rrymës, si në stilin e të shkruarit ashtu edhe në mënyrën e të jetuarit.

Faqja e tij zyrtare në Facebook është një nga faqet më të vizituara në hapësirën virtuale, ndërkaq librat e Albatrosit vazhdimisht qëndrojnë në top listën e librave më të kërkuar.

Autor i librave “Lettera a un amico italiano dal Kosovo” (1999), “Bombë në Beograd”(1998, 2012), “Ditar dashurie i një shkrimtari” (2012), “Edith” (2013), “Zonja Z” (2014), Albatrosi vjen në Dancing with the Stars që të realizojë një ëndërr të kahmotshme të tijën, pjesë e Bucket List-it të tij personal, por mbi të gjitha që të vazhdojë sfidën e tij personale për të thyer të gjitha komplekset vetfrenuese.

Share this:
Like & share:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial