Bie regjistrimi i bizneseve

Për gjashtë muajt e parë të këtij viti numri i bizneseve të regjistruara prane QKR-së ra me 40%. Gjithsej gjatë kësaj periudhe u regjistruan afro 5 mijë ndërmarrje, shifra më e ulët kjo, në gjithë historinë e qëndrës kombëtare të regjistrimit. Në një intervistë për Vizion Plus, drejtori i QKR Tomi Kola, shpjegon se në periudha zgjedhore, gjithmonë ka patur një rënie të kërkesës për regjistrim, por jo sa kjo e sivjetshme. Drejtori i QKR-së thote se problem shqetësues është edhe çregjistrimi i biznesit. Tomi kola pranon se deri tani ka propozuar 21 ndërhyrje ligjore të cilat synojnë shkurtimin e procedurave dhe kohës që i duhet një sipërmarrjeje për tu mbyllur, por deri tani nuk është marrë asnjë nisëm. QKR ka te regjistruara rreth 80 mije biznese, duke përballuar çdo dite procedurat e ndryshme qe kryejnë ato.