Berisha ne “Apartamentin 2XL”

Askush nuk e refuzon dot apartamentin me te dashur te shqiptareve, ku siç thonë autoret, e qeshura është kult! Ndaj pas shume javësh, qe aktoret e 2XL-i kënduan këngën himn te programit, kryeministri Berisha heq kostumin qeveritar, për tu shkrire me aktoret dhe publikun ne salle. Berisha ka mbërritur sportive këtë te premte ne ambientet e Kristal Center, vendin ku realizohet spektakli i humorit, e sigurisht një jave para zgjedhjeve, nuk e ka lëne pa shfrytëzuar shansin për pak fushate. E kur flitet per preferenca mes aktoreve te “2XL” Berisha nuk bën diferencime. Kreu i qeverise ndau me aktoret dhe publikun batuta, por edhe histori nga ato qe thuhen për here te pare duke surprizuar publikun ne salle dhe duke krijuar shume kuriozitet për te gjithë audiencën e Apartamentit Special te se dielës mbrëma ne orën 20:45.

 




Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com