Video-Fest Muzikor 2013

Video-Fest Muzikor 2013

Per vite me radhë, në muajin Maj mbahet festivali i video – klipeve muzikore Video-Festi Muzikor ,VFM.  Ky festival, edhe pse ka fillesat e veta disa vite me pare (2003), eshte shnderruar tashme, pa asnjë dyshim, ne vendin ku takohen pothuajse të gjitha yjet e artit muzikor por edhe filmik nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Diaspora.

Qëllimi i Video-Festit Muzikor (VFM) është promovimi dhe stimulimi i krijimtarisë së artistëve dhe produksioneve video muzikore në trojet e lartpërmendura.

Duket se ky qëllim ka gjetur përkrahjen e duhur tek të gjithë, dhe kete e tregon më së miri edhe prezenca e këngëtarëve, kompozitorëve dhe produksioneve video – televizive. Është bërë privilegj i veçantë të jesh i ftuar dhe prezent në natën finale të këtij spektakli të vërtet i cili tradicionalisht mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Është po ashtu, traditë që ardhjen spektakulare të yjeve më të mëdha të skenës muzikore shqiptare ta presin me brohoritje dhe ta përshëndesin me qindra e mijëra adhurues të tyre. Këta mblidhen para tapetit të kuq që çdo vit vendoset para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

VFM bënë seleksionimin dhe përzgjedhjen e video – klipit më të mirë muzikor në 16 kategori. Nëpërmjet jurive profesionale, seleksionuese dhe vlerësuese, VFM përzgjedh video-spotet më të mira muzikore të paraqitura në TV gjatë vitit te kaluar.

VFM është i karakterit garues, por kandidatët nuk duhet të paraqiten vet për këtë garë. Organizatori ka për detyrë të bëjë përmbledhjen e të gjitha videoklipeve të publikuara dhe t`ia dorëzoj jurisë seleksionuese për shqyrtim. Kjo juri pastaj, bënë përzgjedhjen e nga katër spoteve në secilën kategori dhe i`a kalon me pas kompetencat jurisë së zgjëruar vlerësuese e cila bënë përzgjedhjen e një video-spoti fitues per secilën kategori.

Juria e VFM është profesionale dhe perbehet nga regjisor, kameraman, montazhier, muzikante. Juria ndryshon për çdo edicion me qëllim të transparencës dhe vendim marrjes sa më korrekte dhe gjithëpërfshirëse .

Video-Fest Muzikor 2013

Mbremja Gala

Emrat e fituesve shpallen në mbremjen gala te ndarjes së çmimeve që çdo vit mbahet në  Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Në mbrëmje paraqiten personalitete nga të gjitha sferat e artit, sportit, politikes të cilët behen pjese e skenës duke e bërë mbrëmjen edhe më te famshme. Programi I Mbremjes Gala Finale është më se artistik dhe i veçantë.

Kjo mbrëmje është e rezervuar për yje, sponsorët e manifestimit sikurse edhe për personazhet televizive nga Kosova dhe mbarë trojet shqiptare.

Pjesemarresit ne Video-Fest Muzikor 2013

“Bloodah” - Dafina Zeqiri

U kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por i dhuroi dëgjuesëve hite pas hitesh. Ajo u bë pjesë e top listave të televizioneve dhe radiove lokale dhe në shume raste edhe i kryesonte ato. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft atraktive skenike, Dafina tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë

“Beso” - Elvana Gjata

Emri i Elvana Gjatës nuk është i rastësishëm në botën e muzikës dhe as thjesht për të plotësuar ndonjë nga kapriçiot e moshës. E shtyrë nga i ati merr pjesë në edicionin e parë të show-t televiziv, ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Elvana, me një paraqitje të admirueshme skenike, por edhe me zërin e saj të ëmbël dhe melodioz do të fitojë simpatinë jo vetëm të stafit realizues, por edhe të publikut, i cili e ka votuar dhe e ka duartrotikur ngrohtësisht. Fati e ndjek nga mbrapa dhe ajo do të jetë një nga dhjetë finalistët e një prej spektakleve më të ndjekur në Shqipëri, ku evidentohet talenti i këngëtarëve të rinj.  Në vitin 2003, merr pjesë përkrah emrave të njohur të muzikës shqiptare, në festivalin e RTVSH, me këngën ‘Pranë teje’, me një tekst të shkruar nga ajo vete, ku shumë shpejt do të realizojë ëndrrën e saj më të madhe. Eshte fituese e Edicionit te 3-te te Dancing with the Stars Albania, transmetuar ne Vizion Plus dhe platformen Tring.

“Pa Jete” – Flori

Florian Mumajesi  Njihet si njeri prej kompozitoreve dhe kengetareve me te mire shqiptar .  Veprat e tij kane zgjuar interesim te madh tek publiku shqiptar por edhe tek ai i huaj.  Flori tani per tani eshte kompozitori me i kerkuar shqiptar .  Flori ka realizuuar shum hite dhe shum bashkpunime me shum kengetarr si : Getoar Selimi ; 2po2 ; Fuga ; Elvana gjata ; Luar ; Julka ; Orinda Huta …etj .!  Disa prej kengeve me te njohura te tij si ne Kosove po ashtu edhe ne Shqiperi jane :  Crazy Girl ; Making Off ; Play Back ; Gjithmone ; Ste Fal ; Baby ; I ngjan Asaj ; e shum hite te tjera . Shumica pjer ketyre bashkpunime me kengetare si nga kosova po ashtu edhe nga shqiperia .  Flori po ashtu Ka marre pjese ne :” Balkan Music Awards 2010 “. Me hitin e tij shum te njohur “PlayBack” Duke e perfaqesuar shtetin e tij Shqiperine.

“Mirmengjes” - Alban Skenderaj

Albani me origjinë është nga Vlora.  Në dhjetor të 2004 ai provoi të merrte pjesë në festivalin e RTSH-s, por nuk u pranua. Ndërkohe ai kishte dëgjuar për Top-Fest si një konkurs që i jepte shumë këngëtarëve të panjohur të afirmoheshin. Kështu që ai mori pjesë në Top-Fest dy me këngën “Vetëm ty” e cila u pëlqye shumë nga publiku. Zëri dhe teksti i këngës rrëmbyen sa hap e mbyll sytë zërat e shumë adoleshenteve. Me pas ai nxori në treg albumin “Fllad ne shkretëtire” më kënge të kompozuara dhe të shkruara nga vete Albani. Me 3 gusht te po atij viti ai shfaq në televizionet Shqiptare videoklipin e këngës “Thirrje e Dëshperuar”. Gjate verës ai ftohet në plot pub-e dhe koncerte që mbusheshin plot të rinj që e adhuronin muzikën e tij. Ne këtë mënyre ai arrin të thyeje të gjitha rekordet duke u bërë vip për dhjete muaj. Vitin tjetër ai merr përsëri pjesë në Top-Fest tre por kësaj radhe më në bashkëpunim me grupin kosovar Kthjellu me këngën “Dicka” që pati të njëjtin sukses dhe fitoi vendin e parë përsëri.  Me 28, 29 e 30 qershor ai luajti rolin e Romeos në muzikalin “Romeo & Zhulieta” nga Theatre International, transmetuar ne Vizion Plus. Më pas ai mori pjesë në Festivalin e 45 të këngës me këngën “Eklips” ku doli në vendin e gjashtë. Me vitin 2008 ai merr pjese në netët e Klipit ku mori çmimin e parë si klipi më i mirë nder shumë klipe tjera. Ai në fund të vitit 2008 realizoi këngën hit një herë në jetë e cila bëri boom në mediumet si dhe në radiofonit shqiptare.

“Per Ty” - Vedat Ademi

Vedat Ademi eshte nje nga kengetaret me te mire shqiptare. Ai eshte nje kengetare i zhanrit Rock & Pop. Ai ka bere buje me shume kenge te tij te cilat per shume kohe te gjate kane qene hite dhe ka zene vend ne top-listat shqiptare.

Vedat Ademi eshte paraqitur neper emisione te ndryshme ai po ashtu njhet edhe per vokalin e tij te fuqishem si dhe forcen e interpretimit live.

Ai eshte paraqitur edhe ne shume festivale.  Në vitin 2011 Vedat Ademi nxjerr nje videoklip te titulluar “Emrin tim” nje videoklip ky i xhiruar nga “Pro…Video”.

Po ashtu ai paraqitet serish ne festivalin “Kënga Magjike” ne vitin 2011 ne nje duet me kengetarin e njohur Pirro Cako me kengen “Buje vetem buje” ku arrijne deri ne finale duke rrembyer keshtu cmimin “Kënga Stil” dhe Cmimin e dytë.

Mirepo Vedat Ademi nuk u ndal ai u rikthye serish fuqishem ne vitin 2012 pasi qe ai morri pjese ne “Dancing with the stars Albania” ne Vizion Plus, ku morri vendin e dytë. Në vitin 2012 ai nxjerr serish nje videoklip te titulluar “Një jetë me ty” nje kenge shume e sukseshme, nje videoklip i xhiruar serish nga “Pro…Video”.  Ndersa aktualisht ai vazhdon me projektet e tij te reja.

“Çele Çadren” - Dj Flow

“Ngjyra E Kuqe” - Adrian Gaxha

Adriani nis per here te pare te kendoje ne moshen 5 vjecare ku rregjistrohet ne shkolle te muzikes. Gjithashtu po 5 vjecar merr pjese ne nje festival per femije te quajtur Bilbilat e Pranveres. Adriani vazhdon te frekuentoje festivalet per femije deri ne moshen 16 vjecare ku dhe vendos te filloje pergatitjet rreth albumit te tij te pare te cilin e titullon Luj Luj Luj. Ne vitin 2001 Adriani vendos te marre pjese ne Nota Fest ne Shkup ku dhe “rremben” votat e jurise dhe te publikut dhe merr cmimin e pare me kengen “Jeto”. Hitet per Adrianin s’kane me fund-bukuroshi shkupjan vazhdon me “Thuaj Mamit” dhe pastaj me hitin “Shqipes” dhe po kete vit lancon albumin e dyte te titulluar “Thuaj Mamit”. Adriani tashme kishte fituar zemrat e publikut shqiptar kudo qe ndodhej por ambicia e Gaxhes shkonte edhe me larg-te kendonte edhe ne gjuhe te tjera te Ballkanit.  Gaxha kishte fituar zemren e krejt publikut te Ballkanit tashme por prape nuk dorezohet-per te na habitur edhe me shume me talentin dhe suksesin e tij ai lancon kengen dhe super hitin e veres 2006, Brilante.  Gaxha tenton te arrije sa me larg ne skenen maqedonase duke shuar cdo racizm qe egzistonte midis maqedonasve dhe shqiptareve te Maqedonise keshtu qe merr pjese ne festivalin e Sshkupit qe con finalistin ne Eurovizion por del i dyti-por Adrijani nuk dorezohet pasi pas 2 ditesh del triumfant ne skenen e Shkupit dhe behet Shqiptari i pare qe prezanton Maqedonine ne Eurovizion, jo vetem Maqedonine po Shqiptaret e Maqedonise.  Pas prezantimit ne Eurovizion Gaxha ben nje tjeter pauze por vera 2009 e rikthen me 2 hite-kengen “Ti Tani” e prezanton ne Top Fest 6 ku dhe pastaj i ben klip dhe pergatit nje duet me Ramadan Krasniqin qe kengen e titullojne “Si kjo Raki”. Per te mos e mbyllur me kaq Adriani paralajmeron nje album te ri qe do dale ne shitje nga fundi i veres! Bashkepuntoret e Adrianit paralajmerojne hite dhe duke e ditur historine qe Adriani ka me hitet s’ka se si te jete ndryshe.

“I Asaj” – Tuna

Altuna Sejdiu është një këngëtare shqiptare nga Maqedonia dhe ka filluar karrieren e saj ne moshen 15 vjeçare. Ajo me këngët e saj ritmike është bërë shumë shpejt e pëlqyer në Kosovë, Maqedoni dhe ne Shqipëri. Joshese edhe pse servir performancen e nje vajze te forte, Tuna ka krijuar imazhin skenik te vajzes çapkene. U be e njohur me kengen “Machomen” me te cilen u shpall fituse e festivalit Nota-fest ne Shkup.

Dy albume të edituara, 15 çmime të fituara, 10 vjet në skenë, një emër tashmë i njohur për të gjitha gjeneratat e muzikdashësve të muzikës argëtuese shqipe, kështu mund ta përmbledhim shkurt këngëtaren tonë Altuna Sejdiu – TUNA.

“Ajo” - Ermal Fejzullahu & Gena

Ermal Fejzullahu është një këngëtar i gjeneratave të reja në Kosovë. Ermali në skenën e muzikës kosovare hyri me ndihmën e babait të tij Sabri Fejzullahut. Ka marrë pjesë në disa festivale të këngëve për fëmijë qysh ne moshen 6 vjecare. Në vitet e pasluftës Ermali është paraqitur në skenë edhe me këngë për të rritur. Ne shume forume ,anketa, gazeta etj eshte shpallur si kengetari me i mire.

“Klepto In This Bitch” – Klepto

Klepto a.K.a Special K, emri i vertet esht Besian Mjeku. Dhe ben pjes ne grupin T.B.A. Reperi i grupit TBA, Klepto, ka publikuar videoklipin dhe këngën e re “Klepto In This Bitch”.  Shumë vetura policie, këngë e stilit gangsta, e përshtatshme për ‘club’. Kështu është videoklipi dhe kënga e re e reperit, që rikthehet pas një kohe me një prej projekteve më serioze në skenën e repit, teksa fundviti është duke afruar.  Videoklipin e ka punuar produksioni ThinkCreative, që ka arritur të punojë skena tipike të filmit aksion, ku policia vihet në ndjekje të askujt tjetër por Kleptos.

Klepto ishte një prej protagonistëve kryesorë të koncertit më të madh të organizuar pas luftës në Kosovë, koncerti i madh i korrikut i Unikatilit, ku të pranishëm ishin rreth 25 mijë njerëz.

“Ti S’e Di Përse” - Miriam Cani

Kur ishte vetëm 5 vjeç ajo u shpërngul për në Gjermani së bashku me prindërit dhe vëllain e saj.  Pasioni i Miriamit që në fëmijëri të hershme ka qenë gjithmonë muzika. Pasi u zgjodh në një Transmetim në Internet ndër 5 këngëtaret më të mira, ajo fitoi si çmim një Workshop një javor në Stage School në Hamburg, i cili mbështeti dashurinë e saj për muzikën. Nga mosha 14 vjeçare, për tre vite rresht ajo mori rregullisht mësime për piano dhe kanto.

Në vitin 2003 ajo fitoi në Spektaklin e muzikës POPSTARS në Gjermani ku ndër 35.000 aplikantë të tjerë u zgjodh të bëhet pjesë e Grupit Fitues ‘Preluders’. Kënga e saj e parë “Losing my Religion” që në javën e parë pati një rekord shitjesh më shumë se 680.000 herë. Single “Everyday Girl” arriti në mbi 250.000 disqe të shitura në vendin e parë të listave gjermane dhe u dekorua me pozicionin Ari i Dyfishtë. Albumi i parë “Girls in the House” shiti mbi 200.000 disqe. Në vitin 2005, Preluders mori çmimin Jetix Kids për grupin më të mirë me mbi 1 milion vota. Preluders u ngjitën në skena të ndryshme të mëdha, përveç të tjerash edhe në “The Dome”, “Bravo Super Show”, “Top of the Tops”, “Mc Chart Show”, “TV Total”, dhe në shumë të tjera. Në fund të vitit 2005 doli albumi i dytë i Preluders “Prelude to history”, i cili u shit mbi 150.000 herë. Në vitin 2007 Miriam shfaqi edhe aftësinë e saj si prezantuese. Ajo moderoi dy programe javore në Pay TV në kanalin SKY për Eklips “Chart Show” dhe nga ana tjetër “New Talent Show”.

Në vitin 2009 Miriam u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë si “Ambasadore e Kombit”. Dueti i Miriamit me Alban Skenderaj “Let me die with you”, i cili doli edhe në tregun gjerman u shit me revistën gjermane “Petra” mbi 400.000 herë. Në janar të vitit 2010 doli Solosingle i parë i saj në Shqipëri “Mos më ndal” dhe po gjatë këtij viti doli dueti i saj single “Ende ka shpresë”, gjithashtu edhe versioni anglez i tij “Somebody hurts”, i cili u prodhua në Suedi me producentin e suksesshëm Anders Hannson. Që nga qershori 2011 Miriam është anëtare e Musicals “Hair” në Operën e Bonit.

“Ngoje Zemren Tem” - K-Os

Grup hip-hopi i perbere nga 2 repera: VIGAN BARDH dhe LUM BERISHA. Vigani eshte lindur me 23 djetor te vitit 1984, kurse Lumi me 9 gusht 1986 dhe qe te dy jetojn ne Prishtine. Reperët e grupit “K-os” kanë lansuar këngën e tyre më të re që titullohet “Ngoje zemrën tem”.  Muzika e këngës është realizuar nga Vig Poppa, ndërsa të dy anëtarët e kanë shkruar tekstin. “Ngoje zemrën tem” është ndryshe nga këngët tjera të këtyre reperëve, duke qenë se u kushtohet prindërve, të cilëve përmes kësaj kënge u kërkohet falje.

“Cok Guzel” - Mc Kresha

Kreshnik Fazliu i njohur me pseudonimin Mc Kresha këngëtar i njohur Kosovar me prejardhje nga qyteti i veriut të Kosovës, Mitrovica. Dy këngë të njëpasnjëshme të lansuara gjatë këtyre muajve, e kanë bërë rep-këngëtarin “Mc Kresha” një ndër më të kërkuarin në ditët e fundit. Këngët e tij “Lej Flleshat” dhe bashkëpunimi me anëtarin e grupit “TDS”, “Dr Mic” me këngën “Lyrical WarFare” janë ndër këngët më të dëgjuarat në radio dhe televizionet tona.

“Qellimi” - Lyrical Son

Profesori i anglishtes ne shkollen fillore i shkroi ne fletore komentin: “Nice Lyrics, Festim” dhe ketu lindi ideja e emrit “Lyrical Son”.

Eksperienca e pare ne muzike vjen ne vitin 1993 me kengen “Pappa was a rollin stone (rap version)” bashke me shoket e fillores. Por ne vitin 1997, Lyrical Son fillon te shkruaj tekstet e para rap dhe incizimi i pare profesional erdhi mbas luftes ne vitin 1999 me grupin “Gjurma e Nates”. Karriera solo e Festimit nis prej vitit 2005 me Gramafon Ent. me te cilet Lyrical Son njihet pej femijerise.

“Kujtim” - Adelina Tahiri & Elgit Doda

Adelina Tahiri eshte nga Maqedonia dhe tashmë ajo sapo ka realizuar një këngë tjetër të re me të cilën planifikon të marrë pjesë në një festival në Shqipëri.  “Ëndërr e vjetër” do të jetë kënga e cila do të hyjë në garë në “Top Fest 6”.  Ajo është paraqitur edhe në edicionin e pestë të këtij festivali me këngën “Më trego”. Por gjithashtu thotë se po punon për të sjellë këtë fillimvit edhe një videoklip të ri. Ndërkaq, duhet thënë se këngëtarja e re ka qenë jo pak e suksesshme vitin që shkoi. Për më tepër ajo ka pasur daljen dhe afirmimin e saj në vitin 2008, sidomos me nxjerrjen e këngës me klip “Narcizoid”, ndërsa në fund të 2008-s ajo ka publikuar edhe një tjetër këngë po ashtu me klip, me titull “Vuaj”, që flet për robërimin e një vajze nga dashuria dhe duke e mbajtur të prangosur shkakton vuajtje vrasëse.  Por këngëtarja e re gjithashtu ka nxjerrë këngë të tjera, ndonëse të pafilmuara, si “Gënjeshtar”, “Whisky”, “Gjysma tjetër”, “Dua të më duash”etj.  Këngët e saj janë gjithmonë pikante dhe kjo, më tepër për nga mënyra e performimit. Veç kësaj, këngëtarja gjithmonë mendon për një veshje joshëse dhe me mjaft shije, sa elegante aq edhe seksi. Në klipin e saj më të fundit këngëtarja kosovare Adelina Tahiri, shfaqet tërësisht një femër joshëse, ndërsa të gjithë fansat e saj theksin e vendosin tek një trup me linja perfekte. E duke ditur pikërisht këtë pikë të dobët tek vetja e saj, Adelina nxjerr sa më në pah trupin në klip, duke u shtrirë në çdo pjesë të skenës së xhirimeve, me pantallona shumë të ngushta dhe sandale për të cilat siç mësojmë, ka shpenzuar jo pak para.

“Ole Ole” - Genta Ismajli

Gentiana “Genta” Ismajli është një këngëtare shqiptare nga Kosova. Ajo u bë e njohur në Kosovë dhe Shqiperi me këngën “Kthehu” (Come Back). Pak muaj pas lindjes se saj, u zhvendos me familjen në Çikago në Shtetet e Bashkuara. Në moshën 19 vjeçare, u kthye në Kosovë për të kënduar kengen me titull “Dridhem”. Këngë u bë një hit i menjëhershëm dhe hapi para Gentes karrierën e muzikës. U zhvendos në Kosovë dhe mori pjesë në disa konkurse muzikë, si në Shqipëri dhe Kosovë.  Ajo fitoi “Kënga Magjike” 2005 me këngën “S’dua tjetër”,ku arriti te marre edhe cmimin e internetit me muzike nga Adrian Hila. Ajo ne vitin 2006 fitoi poashtu edhe vendin e parë ne festivalin “Netet e klipit shqiptarë” me kengen “Pse te dua ty”. Po në këtë vit ajo u prezantua ne festivalin “Polifest 2006″ me këngën “Me hare” ku arriti te ftiojë Cmimin e Publikut si dhe Cmimin e dytë.  Poashtu me kengen “Luj me mu” fito çmimin “Videospoti me i Popullarizuar” ne “Video Festi Muzikor 2006″.  Genta këndon kryesisht këngë komerciale pop. Lëvizjet ne skenë dhe kercimi i saj energjik jane pjesë të imazhit të saj. Në vitin 2008 merr pjesë sërish në “Video Festi Muzikor” me këngën “Sa ilaçe” ku arrin të fitojë çmimin “Video spoti më i mirë i zhanrit Pop Folk” . Po në këtë vit ajo mori pjesë edhe në “Zhurma Show Awards” me kengen “Njëherë në vit” ku u shperblye me 2 çmime “Best Pop & Rock Video” dhe me çmimin “Top 10 Vip”.  Ne vitin 2009 realizoi dy kenge “Bombarder” dhe “Game Over”, ku kjo e fundit i eshte bere diss Dafina Zeqirin. Po në këtë vit ajo fitoi Cmimin e parë në festivalin “Celesi Muzikor”.  Nuk mbaron këtu në vitin 2009 ajo morri pjesë edhe në “Zhurma Show Awards” me kengen “Si panter i zi” ku arriti të fitojë çmimin “Best Pop Video”.  Mori pjese ne edicionin e 2-te te “Dancing with the stars” transmetuar ne Vizion Plus ku dhe zuri vendin e dytë.  Po ne vitin 2011, Genta publikoi albumin e saj “Guximi”, te paraprire nga kenga dhe klipi “Pa Ty”.  Në vitin 2012 ajo merr pjesë në videofestivalin “Video Festi Muzikor 2012″ me videoklipin “Guximi” ku arrinë të rrëmbejë “Cmimin 21+”.  Ndërsa po në këtë vit ajo hyri në mesin e 100 femrave më të bukura në botë sipas Tc Candler duke u rradhitur në vendin e 55-të. Po ashtu ne vitin 2012 ajo realizoj nje bashkepunim me Dj Blunt & Real 1 ku kesaj kenge ia realizuan edhe videoklipin i cili u mirprit shum mir nga publiku. Kenga titullohej “Ole ole” dhe videoklipi i kesaj kenge u xhirua nga produksioni “Pulla” .  Në vitin 2013 Genta Ismajli sjell një baladë të mrekullueshme,të punuar nga Arsim Bunjaku dhe me orkestrim të Virusit.Këtë këngë do ta shoqëronte edhe një videoklip i mrekullueshëm nga produksioni “EMF Creative”

“On Fire” – Etnon

Kryesisht kultivon muzikën etnike të përshtatur kohës moderne. Muzika e këtij grupi hyn në grupin e muzikës rap. Etno Engjujt me këngën “ALBANIAN” të albumit të tyre Vitamin E, të njohur në popull “Shqiptaret” ka arritur që të jetë ndër grupet më të njohura të viteve të pas luftës.  Ata kane bere shume hite gjate ketyre viteve sa jan ne skene, nder kenget me te njohura jane:  Bitch, Albanian, Haje ni banane, Me qika me nejt, All night, Le per mu mama, Nany, Nuk e don, Sa katile, Shqiptart e bojn mas miri, kthe bileten etj

“Ajo Apo Ti” – Blero

Emri i vertete eshte Blerim Muharremi. Blero e pershkruan veten si njeri te thjeshte dhe mjaft romantik. Se pari u be i njohur nga dueti me Memli Krasniqin ne kengen “Kthehu”.  Ne vitin 2004 ka realizuar albumin e titulluar “Hapi i pare”. Thote se per albumin e pare ka punuar 5-6 vjet, por ia ka vlejtur puna. “Eshte nje album origjinal, kenget jane te punuara te produksioni i cili per shume cka nuk do te plasonte kenge te vjedhura”. Blero thote se nuk ka menduar kurre se do te arrije kaq sukses te madh dhe “celes” per kete e konsideron punen me njerez te duhur. “Memli Krasniqi eshte shtylla e suksesit tim ne Kosove, eshte i vetmi qe e pyes per gjithçka, eshte profesionalist i vertete” thote Blero, adhurues i kengetareve R. Kelly dhe Stevie Wonder. Muziken e tij e definon si nje miks ndermjet muzikes R&B dhe Pop. Albumi i tij i dyte u titullua “Bashke” dhe per realizimin e te cilit bashkepunoi me shume profesioniste si ne Suedi, ashtu edhe ne Kosove.  Albumi i trete quhet thjesht vetem “Blero” (2006). Ky album permban po thuaj se vetem hite, fillojm nga kenga “Fotografia”, “Mos me refuzo”, “Mshile gojen” etj. Albumi “Falma”, doli ne shitje ne veren e vitit 2007. Gjithashtu edhe ky album u cilesua shume i suksesshem. Albumi i fundit mban emrin e se bijes “Tara” i lançuar ne veren 2010. Albumi permban kenge ne shqip dhe anglisht. U promovua nga klipet “Nuk mundem pa ty” (shqip) dhe “You and me” (anglisht). Ne kete album Blero ka bashkepunuar dhe me artiste si F-Kay, Cekiç, Big Basta, Zaimina etj.

“Gangsta” - Nora Istrefi

Nora Istrefi është këngëtare e suksesshme dhe e mirënjohur nga Kosova. Karriera e saj ka filluar ne moshën 18 vjeç. Kënga e saj që është hyrë ishte kënga “Shko Tash”. Per këngën tjetër bashkëpunoi me tingullin 3nt “Hey hey hey”. Me pas kënga “negativ” videoklip i mirë i vitit 2005 dhe Taxi 2006. Kenget i ka përfshirë dy Albume “Opium” dhe “Engjëll”. Janë bërë të mira dhe të suksesshme. Duke u shitur në Shqipëri, Maqedoni, Diasporë, etj.  Kjo kengetare me sharmin me zerin karakteristik me trupin e saj seksi dhe me kenget e nje pas njeshme ka arritur nje fame te madhe dhe e pelqyer kudo.

“Zero” - Capital-T

Capital-T emrin e vertet e ka Trim Ademi. Kenga e pare e Capital-T eshte “Shopping” i cili ka bashkepunuar me 2po2 [Besnikun]. Capital T, edhe pse është i angazhuar me prezantime ‘live’ nëpër vende të ndryshme ku jetojnë shqiptarët, nuk e ka në plan të shkëputet për asnjë çast nga krijimet e reja.  Ai është paraqitur edhe ne festivale te ndryshme. Në fund te vitit 2010 ai paraqitet ne festivalin madheshor “Kënga Magjike” ne nje bashkpunim me kengetaren Eni Koçi me kengen “Diva” ku arrin deri ne gjysemfinale ku vleresohen me 147 pikë votuar nga vete artistet e ketij festivali duke zene keshtu vendin e 25-të.

Në vitin 2012 ai nxjerr nje superhit,një këngë të titulluar “Karma” nje kenge e cila u pelqye mjaft shum madje u shoqerua edhe me nje videoklip.Po ne kete vit ai nxjerr albumin e ti me te ri “Kapo” nje album i perfshire me 15 këngë.

“Lart Mbi Yje” - Ylli Limani

Yll Limani u be i njohur per publikun e gjere pas paraqitjes se tij dhe suksesit ne edicionin e pare te reality talent show “The Voice of Albania” ne nentor 2011. Eksperienca qe Ylli mori nga The voice nuk u la pas dore. Duke mos dashur te humbe kohe, menjehere filloi te punoje ne kengen e tij te pare me te cilen mori pjese ne Top Fest 9. Kenga eshte teresisht krijim i tij, si teksti ashtu edhe muzika ishin inspirim i tij nga ngjarjet e se perditshmes. Projekti i rradhes ishte nje bashkepunim i inicuar nga reperi Capital T titulluar “Une”, kenge kjo pjese e albumit te kengetarit te lartepermendur, albumit “Kapo”. Bashkepunimit u prit mjaft mire nga publiku mandej kjo ishte edhe njera nder kenget me te degjuara te albumit te lartepermendur.

Si zakonisht energjia e Yllit nuk ka te shterur dhe projektet nuk kane te ndalur. Ylli lajmeroi lansimin e kenges se rradhes qe gjithashtu do te ishte krijim i tij. Kenga “Lart mbi yje” me tekst dhe muzike te vet Yllit dhe me orkestrim te mjeshtrit Florent Boshnjaku, pak kohe pasi u publikua u be e ditur se do t’i behej edhe videoklipi. Dhe ne fakt ashtu ndodhi. Videoklipi u punua nga produksioni ASHA dhe ngërthen në vete thjeshtësinë dhe butësinë e këngës, duke qenë kështu një prej videoklipeve më bukur të realizuar ne veren 2012. “.  Performanca e talentit të jashtëzakonshëm duket se tashmë ka thyer kufinjt dhe ka arritur madje edhe në dorën e vet këngëtarit Rone Pope, me kengen e se cilit Ylli ishte prezantuar per here te pare ne The Voice. Duket se te gjitha keto suksese qe sa vinin e shtoheshin, shtynin Yllin edhe per me teper pune dhe perkushtim ne karriere. Sensacioni i muzikës shqiptare paralajmëroi lansimin e këngës së tij të re, e cila do të titullohej “Mos Më Harro”. Kenga u publikua ne nentor (13/11/12).

Kohet e fundit, Ylli ka qene tej mase i angazhuar me koncerte ne qytete te ndryshme, intervista, projekte dhe plane qe skalisin bazen e karrieres se tij si nje fillim i mbare. Ai beri te ditur se ka shumë oferta nga producentë dhe kompani për ta marrë atë në menaxhim, por është duke menduar gjërë e gjatë për këtë punë, pasi që karriera e tij është në duart e tij. Ylli shtoi duke thene se te gjitha projektet e realizuara deri me tash jane vetem “nxemje” per planet qe mban per te ardhmen.

“Magdallena” - Nrg Band

NRG Band u themelua gjatë vitit 2000 nga tre vëllezërit – Qaka, me bashkangjitjen e Besnikut (vokal dhe tupana) dy vëllezërve të tij, Arbenit (gitarë) dhe Metit(bas), që të dy deri atëherë, anëtarë të ish grupit Dora D’Istria.

NRG Band, që nga viti 2000, përveç që performoi nëpër shumë klube anëkënd Kosovës e të trojeve tjera shqiptare, u paraqit edhe në disa festivale, si: BBC (Rritëm e Pop) në Tiranë, në vitin 2002, e më pas në Prishtinë BBC – 2003 … pastaj në SHOW FEST 2003 e 2004 etj. Në fund të vitit 2004 realizohet albumi i parë i grupit – “Ama …” me gjithsejt 12 këngë.

Menjëherë pas realizimit të albumit, grupit i bashkangjitet edhe anëtari i katërt, Vedat Maxhuni dhe rrjedhimisht pas kësaj periudhe të editimit të albumit dhe konsolidimit pason paraqitja e grupit në skena e klube, festivale si dhe në disa koncerte humanitare nëpër Kosovë, Maqedoni, Shqipëri e në diasporë.

Në ndërkohë, gjatë vitit 2005, pergatitet edhe albumi i dytë I grupit, i cili për shkak të një vonese të natyrës teknike, mbeti të realizohet diku gjatë muajit prill, 2006 .

Po gjatë këtij viti NRG Band për pos një kontiuniteti të vazhueshëm që patën në skenat e ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni. Mal të Zi dhe diaspor Nrg Band u mori pjesë në Këngen Magjike 2006 dhe 2007 më këngen “Luja bab luja” dhe “Hajde me mu ni natë” ku dhe shperblyen me disa Çmime.  Me kalimin e kohës ata u afruan afër publikut me këngën “Urgjentisht” ku bënë një “bum” në publikun shqiptar. Më pas ata e ripërtrijnë këngën “Drenushë” të kënduar vite më parë nga grupi Minatori. Jo kot, ata në vitin 2008 u zgjodhën “Best Group” në trojet shqiptare duke u bërë grupi më i sukseshëm i vitit. Me këngën “Nina” ata fituan gjithashtu shumë çmime.

Vera 2010 për Nrg Band ishte sukses gjithmonë më i madh. Ata kompozuan këngën “Duame” ku me të morën pjesë live në Top Fest 7, ku arritën deri në finale dhe u shpërblyen me çmime. Pas këtyre sukseseve në Shqipëri, ata dolën me këngën “Atmosfera” ku klubet e natës ishin të stërmbushura kur këndonte grupi Nrg Band.

Me tu afruar festat e fundvitit ata kompozuan një këngë për diasporën të quajtur “Me gaz e lot”, dhe morën pjesë në vende jashtë Kosovës për mbrëmje muzikore në diasporë.

Ata lançuan edhe këngën “Rina” me të cilën morën pjesë në Top Fest 8. Më pas ata bënë edhe spotin e këngës me mjaft sukses në publik dhe hodhën në shitje albumin e 4 të tyre.

“Tepër Jemi Dashtë” - Aragona Band & Rozana Radi

Bendi tashmë i njohur për publikun kosovar Aragona Band, pas gjashtë viteve muzikë ‘live’ nëpër lokalet e Kosovës, ata kanë sjellë klipin e tyre të parë.

“Vajza anonime” titullohet kënga e tyre e punuar nga Florent Boshnjaku dhe Mithat Sadiku. Anëtari i grupit, Shpend Haxhijakupi, ka pohuar për se është ndarë i kënaqur me këtë këngë dhe ka shtuar se këtë vit ata do të vijnë me projekte të reja.

“Shuj” - F-Kay

Fatmir Krasniqi aka F-Kay shprëngulet ne Suedi ne vitin 1992 kur ai ka qene 11 vjec. F-Kay jeton ne Hasselhölm 90 km ngat Mälmös.  Hobi i F-Kay ishte me shkruajt teskte,e cila mori atë të përfshirë në industrinë e muzikës.  Ne vitin 1997 F-Kay vendos për te filluar repin, të cilat në të njëjtin vit ai regjistroi këngën e tij të parë në anglisht.  Si koha shkoi F-Kay mori për të futur Bleron dhe vellain e Bleros Burimin, dhe filloi një grup i quajtur ‘Emigria’.  Ata morën për të futur Damir Jahic “Çekiç”:in e cila ishte prodhuesi i “Str8dope Entertainment”.  Pastaj ata lëshuan albumin e pare të quajtur ‘Emigria e vertet’,dhe 3 videoklipe ‘A te kthehem’ ,’T'Gjithë’ dhe ‘Gjelozia’.

Në 2008 F-Kay vendos për të filluar dhe të bëjë një album në gjuhën shqipe.

Në prill të vitit 2008, ai lëshoj një këngë e me video “Sonte Kemi Party”. Ai mori cmimin pas vetëm disa javë më vonë në “VFM 08″ (Video Fest) në Kosovë, nën kategorinë e “Best New Artist”.  Në nëntor atij viti ai mori Bleron dhe vendosi se ishte koha për të goditur studion sebashku.Ata regjistronin një nga hitet me te medhenj të Hip-Hop,Pop,Hitin ‘La Vida loca’ ft. Mbretëresha e shqiptare e R&B Miss Dafina Zeqiri aka Duffy’e.  Një tjetër hit prodhuar edhe një herë nga Çekiç. ‘La Vida loca’ goditi listat dhe u bë një nga kenget ma të mira te F-Kay.  F-Kay & Blero vendosin të bëjnë një remix te quajtur: ‘La Vida loca remix me dosta’ duke përfshirë F-Kay & Blero dhe disa repera më të mirë në Kosovë; Skillz, Kaos, Lyrical Son & Mc Kresha. Tanipërtani F-Kay është duke punuar per albumin me te ri me Çekiç.  Albumi do te dale ne shitje veres te ketij viti.

“Gjithmone Me Ty” - Kaltrina Selimi

Kaltrina Selimi u lind në Prishtinë ku edhe kreu shkollimin fillor dhe të mesëm në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”. Për here të pare si këngëtare është paraqitur në vitin 2003,në spektaklin garues ‘Dua të jem” ku edhe zuri vendin e pare. Viti 2003 (“Ethet e së premtes…”), ishte viti ku fitoi në fushën e këngës.

Viti 2004 filloi të këndoj me një grup, jo për shkak të frikës nga skena, por sepse domte t’i këndonte live, dhe pa qenë pjesë e një grupi kjo ishte e pamundur. Kështu filloi me “Hana Band”, ndonëse kishte edhe oferta për t’iu bashkangjitur ndonjë grupi tjetër. Viti 2005 i realizoi gjithsej katër këngë, të cilat iu kishin bërë edhe videoklipe. Gjatë kësaj kohe kryesisht kemi kaluar mirë, dhe mosmarrëveshjet e vogla që lindnin nga mendimet e ndryshme të anëtarëve të grupit muzikor i kalonim të gjitha me bashkëpunim. Ndërkaq, kënga që i ka pëlqyer dhe vazhdon t’i pëlqejë më shumë është “Paradoks”. Viti 2006 Kanë pasur marrëdhënie të ndërsjelltë.  Viti 2007 ishte e detyruar të shkëputet nga grupi.

“Te Vdes Apo Te Pres” - Neki Emra

Neki Emra lindi në një familje me traditë muzikore ku babain e kishte kompozitor të njohur te viteve ’80, pra kompozitorin Fikrim Emra. Ishte një ndër talentët e vecantë të shkollës së muzikës në Prizren. Qysh në fëmijeri këndoj në RTP në vitet ’80 me këngët ” Jam Pioner” dhe “Prindet Shumë i dua”

Pas luftes së fundit, menjëherë në vitin ’99, angazhohet në rock grupin “Hard” si tastierist , ku e vazhdon karrierën me këtë grup deri në vitin 2005. Gjatë këtyre viteve marrin pjesë me grupin në shumë koncerte, mbrëmje të shumta muzikore, e festivale. Ndër to vlen të permendet festivali “Rock per Rock”, ku u shpërblye grupi me cmimin e pare, si dhe cmimet e para në disa festivale tjera nëpër Kosovë.

Në vitin 2007 kompozoi këngën “Qyteti Im”, me të cilën këngë ishte fitues i Zambakut te Argjendë dhe Mikrofonit të Artë në festivalit tradicional e te njohur “Zambaku i Prizrenit”, me të cilën këngë ishte kantautor ( Kompozimi, teksti, aranzhmani e kendimi ishin të tij’at) dhe ky ishte kulminacioni i arritur në këtë vit dhe gjate gjith karierës deri në atë ditë.

Në vitin 2009 nxori Singlin e tij ” I thuaj se e do” me të cilën këngë u paraqit me një stil të vecantë të muzikës shqipe. Në këtë këngë kontribut të vecantë dhane “M&A Studio” , Dardan Gjinolli ne Sax, Elizabeta, Dafina, Renata ( Back Vocal) .

Në vitin 2010 mori ftese të jetë tastierist i grupit legjendar ” Grupi ILIRET” . Pasi pergatitën 2 këngë për grupin e njohur në bashkpunim më anëtarët tjerë të grupit dhe pas disa paraqitjeve , përfundoj bashkpunimi me grupin e njohur.

Në vitin 2011 po ashtu kompozoi edhe këngën, si dhe shkroi tekstin e këngës “Rilindi Prap Dashuria” për këngetaren Benita Pula, për festivalin Zambaku i Prizrenit, ku kishte hapur dyert edhe për karierën si kompozitor për këngëtar të ndryshëm. Poashtu me 2011 u paraqit në festivalin e muzikes ” NGOM” me “GRUPI 403″ , ku kishte shumë adhurues që kishin ardhur që pas 4 vitesh edhe njehere ta dëgjojnë performancën e grupit 403 me shumë entuziazëm.

Me 2011 e gjithë kjo punë u kurorëzua me një përmbledhje të këngëve të vjetra qytetare , të një CD’je live e cila quhej “Neki Emra LIVE” , e cila u realizua në bashkepunim me grupin e njohur Machiato Band, dhe në kitarë Luan Macula, e cila CD, poashtu në finalizimine saj dhane kontribut te vecante në foto, Enis Abdullahu, e Erhan Rexhepi në disajn. Kjo CD u mirëprit nga të gjithë adhuruesit e muzikes së vjetër qytetare. “Neki Emra LIVE” i ka 9 këngë të vjetra qytetare të përpunuara në zhanre të ndryshe si dhe këngën “Qyteti Im”, e cila është Bonus Track.

Projektet tjera janë në vazhdim e sipër ku për të gjitha do të informoheni me kohë …

“Hape Zemren” - Edona Llalloshi

Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë pjesë nëpër shumë festivale shqiptare. ”Akordet e Kosovës”, kur ishte fëmijë, “Festivali i këngës në RTVSH (Tiranë)”, 1994 me këngën e Gani Llalloshit orkestrim të Naim Krasniqit dhe me tekst të Hil Mosit, shpallet Debutuesja më e mire e festivalit. Në viti 1995 me këngën e Naim Krasniqit “Kthemi ëndrrat” arrin deri në finale.

Ka marrë pjese edhe në “Show Fest 1996″ “Zambaku i Prizrenit 1997″ ku dhe fitoi vendin e parë, “Polifest 2002″, ku fitoi vendin e dytë dhe mikrofonin e artë, “Kënga Magjike 2005″, ku fitoi çmimin e produkcionit dhe në dhjetor 2005 në këngën në RTSH arrin në finale me këngë dhe orkestrim të Xhevdet Gashit, tekst të Arsim Bunjakut.

Disa nga këngët e saja: “Simpatia”, “Djali i Kosovës”, “Gjenerata ime”, “Në drrasë të vekut”, “Mikja e parë”, “Më Prit”, “Borxhi i dashurisë”, “S’dua hiç”, “BeatBox potpuri”, (këtë këngë e realizoi me vëllaun e saj Milotin), “Pikë në zemër”, “Për ty po flas” (poashtu me Milotin), dhe shumë e shumë këngë e hite tjera.  Ajo në vit realizon shumë koncerte dhe mbrëmje të ndryshme rinore në Kosovë dhe jashtë saj.  Shpesh ka qenë edhe në vende të para nëpër top-listat e televizioneve e radio shqiptare. Deri më tani ka realizuar gjashtë albume.

“Underground Reggae” – Exiles

“24 Orë” - Vesa Luma

Falë zërit të ëmbël me një shtrirje të madhe dhe me ngjyrë të veçantë por edhe vullnetit të madh për të krijuar gjëra të bukura këngëtarja Vesa Luma arriti të pushtojë zemrat e muzikëdashësve të të gjitha gjeneratave të cilët e admirojnë pa masë. Fansat e saj e adhurojnë pa masë sepse është një vajzë komunikative, e çiltër, e sinqertë, dhe në të njëjtën kohë është këmbënguleëe dhe shumë ambicioze.

Talenti i saj per muzike eshte vecuar gjate audicionit shume te njohur shqiptare “Ethet e se premtes mbrema” ku Vesa arriti te jete finaliste e ketij spektakli, fale talentit dhe zerit te saj shume te vleresuar nga kompozitoret dhe muzicientet me te njohur ne Shqiperi. Pas ketij suksesi ajo ka vazhuar karrieren e saj si soliste, duke rrembyer shume çmime ne festivalet me te njohura shqiptare dhe duke u dekoruar me shume epitete.

Në vitin 2007 me kengen e saj “Jemi dhe s’jemi”, këngë kjo e cila u shoqërua edhe me nje videoklip arriti te triumfoje dhe te fitojë Cmimin “Best All” ne “Videofesti Muzikor 2007″. Ajo eshte paraqitur edhe ne shume festivale.Në vitin 2007 ajo u paraqit ne festivalin prestigjoz “Top Fest” me kengen “Luaj” ku pati mjaft sukses madje arriti te rrembeje edhe nje cmim. Në vitin 2008 ajo nxjerr nje album te titulluar “Të kam dashur shumë” një album ky i cili perfshiu gjithsej 8 këngë. Në vitin 2009 ne nje bashkpunim me Dj Blunt & Real 1 nxjerrin nje kenge te titulluar “Aj aj” nje kenge e cila shoqerohet me nje videoklip dhe triumfon si “Videoklipi më i mirë Pop & Rnb duet” në “Zhurma Show Awards 2009″.  Në vitin 2011 ajo mori pjesë në “Dancing with the stars Albania” transmetuar ne Vizion Plus dhe platformen Tring ku arriti deri në natën e 8-të. Në vitin 2012 ne nje bashkpunim me Big Basten nxjerrin nje kenge te titulluar “Boom” nje kenge kjo e cila shoqerohet edhe me nje videoklip nga “Urban Graphics” si dhe arrin te triumfojë në Video Fest si “Videoklipi më i mirë Best R&B”.

“Dhimbje” - Besart Halimi

Djaloshi që u bë i njohur në spektaklin e talenteve të rinj “Ethet e së premtes mbrëma” që organizohej vite më parë në Tiranë, sot është ndër këngëtarët e rinj më të kërkuar në tregun kosovar. Besart Halimi ka grumbulluar rreth vetes shumë simpatizues që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën e tij. Këngët e tij të njëpasnjëshme e kanë shndërruar në një këngëtar mjaft të pëlqyer dhe të dëgjuar nga publiku kosovar, veçanërisht nga moshatarët e tij.

“Natën” - Dren Abazi

Mjaftoi nje kenge per ta bere Dren Abazin jo vetem te famshem, por edhe nje seks simbol Shqiptare. 1.92 metrat gjatesi, pamja terheqese, veshja gjithmone me stil, tipi pak indiferent, kaq i duhej per ti bere femrat te apasionoeshin pas tij dhe te ” Shkulnin floket” sa here shfaqej ne ekran. Interesi i mediave per Drenin ishte i madh dhe thuajse cdo jave ate e shikoje ne kopertinen e ndonje gazete apo reviste.  Dren Abazi eshte paraqitur edhe ne festivale. Ne vitin 2011 ai paraqitet ne festivalin prestigjoz “Top Fest” ne edicionin e 8 te ketij evenimenti se bashku ne nje duet me kengetaren Anjeza Shahini ku konkuruan me kengen “Ti dhe unë” ku arriten deri ne finale madje ata u shperblyen me çmimin “Best Interpret”.

“Krejt Andrrën” - Genc Salihu

Eshtë muzikant nga Prishtina, në skenë që nga viti 1995. Eshtë, me Enes Bajramliqin, bashkthemelues i duos Cute Babulja, i cili u vlerësua me albumin që mban të njëjtin emër, dhe me videoklipet shumë të popullarizuara. Mbas publikimit të këngës dhe videoklipit ‘Rrugëve’ (Kaltrina Krasniqi, 2011), e publikoi solo albumin ‘Kangë e venë’, i cili u realizua në bashkëpunim me muzikantë eminentë kosovarë si Visar Kuçi, Nesim Maxhuni dhe Armend Xhaferi. Nga ‘Kangë e venë’ dolën edhe dy videoklipe të tjera – ‘Lufta asht bahçe’ dhe ‘Krejt andrrën’, poashtu nga Kaltrina Krasniqi.

“We Party” - Robb Daddy

“Ti Je Ajo” - Dj Dalool & Andos

DJ Dalool është njëri prej DJ – ve më të njohur shqiptarë në Europë. Bashkëpunimi i tij me Ardian Bujupi në këngën “Penthouse” ka bërë që muzika e tij elektronike të marrë famë edhe ndërkombëtare.

“Jack, Rock & Tripa” – Magnituda

Rock grupi shqiptar, Magnituda, ka publikuar projektin më të ri të titulluar, “Jack, Rock dhe Tripa”.

Kënga e realizuar nga vet pjestarët e bendit me në krye vokalistin Hysen Kafexhiu, kitaristët Gardalin e Lorent Shtavica ashtu si Besim Durguti dhe Veton Kadirin , vjen si vazhdë e projekteve të rock grupit që po kërkon shpërthimin në skenën e muzikës shqiptare.

Grupi Magnituda pritet që në të ardhmen e afërt të debutojnë në treg me albumin e tyre të parë, teksa edhe më parë kanë realizuar hite të njohura si “Hesht” dhe “Kujtimi”.

“Zjarr Zjarr” – Dessa

“Jam Zgjuar” – Na

 

Video Festi Muzikor 2013: Nominimet


“Videofesti muzikor 2013″ ka shpallur nominimet edhe per kete vit, perderisa evenimenti edhe sivjet pritet te mbahet ne sallen

Ne nominime dominojne videoklipet e produksionit Max Production, gje qe mund te arsyetohet sepse ishte ky produksion qe vitin e kaluar ishte me aktivi sa i perket videoklipeve.

Me se shumti te nominuar eshte Elvana Gjata dhe bashkepunimi i saj me 2po2, me kater nominime me kengen “Beso”,

Ne kategorine e femrave nje konkurrence e ashper shihet ne mes te kengetareve; Vesa Luma, Kaltrina Selimi, Dafina Zeqiri dhe Tuna me “I Asaj”. Megjithate, ne kategori shihet si favorite Tuna, me hitin e saj “I asaj”, aq me pak ku me kete kenge ajo ishte bere e famshme, por ishte konsideruar edhe e guximshme me prekjen e zogut te saj.

 

1. Video Spoti me i mire ne konkurrencen Best New Artist

  • Robb Daddy ft. Xhinxha – We Party
  • Yll Limani – Larte mbi yje
  • Dessa – Zjarr, zjarr
  • Neki Emra – Te vdes Apo te pres
  • Klepto – Klepto in this…

 

2. Video Spoti me Regjine me te mire

  • Mc Kresha – Cok guzel
  • Flori – Pa Jete
  • Kaos – Ngoje zemren tem
  • Elvana ft.2po2 – Beso
  • Nora ft. Zzap & Chriss, Bim Bimma – Gangsta

 

3. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Grupeve

  • NRG Band – Magdallena
  • Kaos – Ngoje zemren tem
  • Exiles – Underground reggae
  • NA – Jam zgjuar
  • Aragona Band ft. Rozana Radi – Teper jemi dashte

 

4. Video Spoti me i mire duet /ft.

  • Andos & Dj Dalool – Ti je ajo
  • Elvana Gjata ft 2po2 – Beso
  • Ermal Fejzullahu & Gena – Ajo
  • Adrian ft Florian – Ngjyra e Kuqe
  • Adelina Tahiri & Elgit Doda – Kujtimi

 

5. Video Spoti me i mire i zhanrit i Pop Folk

  • NRG Band – Magdallena
  • Edona Llalloshi – Hape zemren
  • Dren Abazi & Zig Zag Orkestra – Naten
  • Blero – Ajo apo ti
  • Ermal Fejzullahu & Gena – Ajo

 

6. Video Spoti me i mire i zhanrit balade

  • Vedat Ademi-Per ty
  • Jehona Sopi-Une do t’i laj kemishat e tua
  • Flori – Pa Jete
  • Besart Halimi – Dhimbje
  • Aurela Gace- Shpirti i shpirtit tim

 

7. Video Spoti me i mire i zhanrit Rap Hip-Hop

  • Mc Kresha – Cok guzel
  • GHETTO GEASY (zzap&chriss) – N’Prishtine
  • Lyrical Son – Qellimi
  • Kaos – Ngoje zemren tem
  • F-Kay – Shuj

 

8. Video Spoti me i mire i zhanrit Rock

  • Na -Jam zgjuar
  • Magnituda – Jack,Rock,& Tripa
  • Genc Salihu – Krejt andrren

 

9. Video Spoti me i mire ne konkurrencen RnB

  • Nora ft. Zzap & Chriss, Bim Bimma – Gangsta
  • Capital T – Zero
  • Elvana Gjata ft 2po2 – Beso
  • Etnon ft. Stine, Dj Blunt & Real 1 – On fire
  • Tuna – I asaj

 

10. Video Spoti me i mire bashkepunim/ft.

  • Nora ft. Zzap & Chriss, Bim Bimma – Gangsta
  • Aragona Band ft Rozana Radi – Teper jemi dashte
  • Dj Flow ft.Lumi B, Mc Kresha & Lyrical Son – Cele cadren
  • Genta ft. Dj Blunt & Real 1-Ole Ole
  • Etnon ft. Stine, Dj Blunt & Real 1 – On fire

 

11. Video Spoti me i mire ne kategorine Dance

  • Andos & Dj Dalool – Ti je ajo
  • Kaltrina Selimi – Gjithmone me ty
  • Genta ft. Dj Blunt & Real 1 – Ole Ole
  • Blero – Ajo apo ti
  • Adrian ft Florian – Ngjyra e Kuqe

 

12. Video Spoti me Styling me te mire

  • Nora ft. Zzap & Chriss, Bim Bimma – Gangsta
  • Jehona Sopi – Une do t’i laj kemishat e tua
  • Kaltrina Selimi – Gjithmone me ty
  • Tuna – I asaj
  • Vesa Luma – 24 ore

 

13. Video Spoti me Performancen me te mire

  • Mc Kresha – Cok guzel
  • Adrian ft Florian – Ngjyra e Kuqe
  • Tuna – I asaj
  • Flori – Pa Jete
  • F-Kay – Shuj

 

14. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Femrave

  • Vesa Luma – 24 ore
  • Kaltrina Selimi – Gjithmone me ty
  • Dafina Zeqiri – Bloodah
  • Jehona Sopi -Une do t’i laj kemishat e tua
  • Tuna – I asaj

 

15. Video Spoti me i mire ne konkurrencen e Meshkujve

  • Lyrical Son – Qellimi
  • Mc Kresha -Cok guzel
  • Alban Skenderaj – Miremengjes
  • Flori – Pa Jete
  • Besart Halimi – Dhimbje

 

16. Video Spoti mei mire i zhanrit POP

  • Aragona Band ft Rozana Radi – Teper jemi dashte
  • Alban Skenderaj – Miremengjes
  • Dafina Zeqiri – Bloodah
  • Mirjam Cani – Ti e di perse
  • Vesa Luma – 24 ore

 

17. Video Spoti me i mire

  • Mc Kresha – Cok guzel
  • Kaos – Ngoje zemren tem
  • Flori – Pa Jete
  • Dafina Zeqiri – Bloodah
  • Elvana Gjata ft. 2po2 – Beso

 


Lajme nga Web

Samsung do të nxjerrë aparatin NX Mini

Kompania Samsung po planifikon të nxjerrë...

Samsung prezantoi telefonin inteligjent Galaxy S5

Samsung më në fund prezantoi telefonin...

Huawei nxjerr pajisje të shtresës së mesme

Huawei ka zgjedhur disa modele popullore...

Lenovo zbulon tabletin Yoga 10 HD+

Lenovo zbulon në Kongresin Botëror të...

Orët inteligjente Samsung Gear 2 dhe Gear 2 Neo

Samsung do të prezantojë brezin e...

Pheme-zbuluesi i gënjeshtrave në rrjetet sociale

Shkenctarët po provojnë të krijojnë një...

Nokia Lumia 630, telefoni i parë me butona në ekran

Dje EvLeaks ka nxjerrë një fotografi...